VIDEO/ Supergol nga Ernest Muçi, talenti i Kombëtares futet nga stoli dhe vulos fitoren për Legian e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 0:00

VIDEO/ Supergol nga Ernest Muçi, talenti i Kombëtares futet nga stoli dhe vulos fitoren për Legian e Varshavës

Futbollisti i Kombëtares, Ernest Muçi, u bë protagonist me gol në fitoren e Legias së Varshavës kundër Visla Plok në Poloni.

bandicam 2023-04-28 19-54-29-977

Ish-sulmuesi i Tiranës u fut në minutën e 62’ të takimit dhe la shenjën e tij në këtë duel.

Në minutën e 93’, 22-vjeçari rrëmbeu një top nga kundërshtari i tij dhe në hyrje të zonës lëshoi një “predhë” e cila ishte e pamundur të kapej nga portieri, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke vulosur kështu fitoren për skuadrën e tij.

Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe ish-futbollisti tjetër i Tiranës, Jurgen Celhaka, i cili u fut në fushë në minutën e 46’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"