VIDEO/ Spektakël me shtatë gola, sulmuesi i sapoardhur i jep fitoren e radhës Çelsit në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 9:50

VIDEO/ Spektakël me shtatë gola, sulmuesi i sapoardhur i jep fitoren e radhës Çelsit në miqësore

Çelsi ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në po kaq sfida të luajtura gjatë fazës përgatitore, me “Blutë” që kësaj radhe mundën Brajtonin në një sfidë spekatakolare me shtatë gola.

nikolas xhekson

Sfida nisi më mirë për skuadrën e De Zerbit, e cila kaloi në avantazh në minutën e 13’ me Dani Uellbek, por vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Nkunku ai që barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë ai që shkëlqeu ishte sulmuesi i sapoardhur, Nikolas Xhekson, i cili asistoi Mudrik dhe Gallager për të shënuar golin e dytë dhe të tretë, përpara se të shënonte vetë golin e katërt.

Gjithsesi sfida u ndez sërish në fund, me Zhoao Pedron dhe Undav që rihapën sërish sfidën, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 4-3.

ÇELSI 4-3 BRAJTON

Nkunku 19’, Mudrik 65’, Gallager 72’, N. Xhekson 77’ / Uellbek 13’, Zh. Pedro (P) 79’, Undav 89’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"