VIDEO/ Spektakël i Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës shkatërron BATE Borisovin dhe është një hap larg grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:43

VIDEO/ Spektakël i Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës shkatërron BATE Borisovin dhe është një hap larg grupeve

Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë dhe kthimit në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka hedhur një hap shumë të sigurt duke fituar sot në Prishtinë me shifrat 4-1 ndeshjen e parë të play-off ndaj BATE Borisov.

ballkani

Edhe pse u gjend në disavantazh pas pak minutash lojë, ekipi kampion në fuqi i Kosovës, rriti pak nga pak nivelin e lojës së vet dhe ia doli që të gjente barazimin me anë të Jashanicës në minutën e 31-të. Por pjesa e dytë ishte ajo ku bëri plotësisht diferencën, pasi në fushë kishte vetëm një skuadër.,

Ballkani sulmoi dhe krijoi raste radhazi, duke gjetur dy herë rrjetën me Tolajn e më pas edhe me Thaçin, teksa shpërdoroi edhe mundësi të tjera shumë të mira për të bërë këtë diferencë më të thelë ndaj një kundërshtari që kapitulloi pa kushte.

Kështu, ekipi i Ballkanit shkon në sfidën e dytë me një avantazh të ndjeshëm për të administruar, teksa faza në grupe e Ligës së Konferencës për të dytin vit radhazi duket shumë afër.

BALLKANI 4-1 BATE BORISOV

31′ Jashanica, 58′, 66′ Tolaj, 89′ Thaqi / 10′ Laptev

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Ballkanit.

89’ GOOOL BALLKANI! Armend Thaqi me një harkim nga e majta e sulmit gjen rrjetën pasi topi nuk preket nga askush në zonë. (SHIH VIDEON)

82’ Predhë e Dellovës nga distanca, topi përfundon në duart e portierit të miqve.

80’ Kryeziu i dëmtuar gjatë një aksioni, lë fushën e lojës për t’i bërë vend Limajt.

76’ Një lëvizje e jashtëzakonshme e Kryeziut në të majtën i jep mundësinë Jashanicës të gjuajë në vijimin e një goditje nga këndi, por këtë herë ai çon sferën mbi traversë. (SHIH VIDEON)

75’ Nuk ndalet Ballkani në kërkim të një tjetër goli! Është Gripshi i cili tenton në hyrje të zonës, por gjen traversën e portës kundërshtare. (SHIH VIDEON)

71’ Kryeziu nga e majta gjen hapësirën për të nisur topin në qendër për Berishën por ky i fundit nuk ka kontaktin me topin para portës së boshatisur. (SHIH VIDEO)

66’ GOOOL BALLKANI! Pas një harkimi të Thaqit nga e djathta, Tolaj me një kthesë spektakolare thellon diferencën. (SHIH VIDEON)

64’ Harkim i rrezikshëm në goditje nga këndi për miqtë, Trashi largon sferën në fundore.

58′ GOOOL BALLKANI 2-1! Thaqi harkon drejt zonës, Tolaj godet me kokë dhe kalon në avantazh ekipin e tij (SHIH VIDEON)

54′ Një tjetër rast i mirë për Ballkanin! Berisha gjuan me të majtën, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

52′ Gripshi gjuan nga goditja e lirë, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

48′ Korenica godet me të djathtën potente, topi përfundon mbi traversë. (SHIH VIDEON)

47′ Berisha tenton të godasë drejt portës, por topi fluturon mbi traversë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ Nervozohet trajneri Daja, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

31′ GOOOL BALLKANI 1-1! Trashi harkon nga goditja e këndit, Jashanica godet me kokë dhe kthen baraspeshën (SHIH VIDEON)

14′ Gripshi tenton të gjejë golin, por portieri arrin të mbajë të paprekur portën. (SHIH VIDEON)

10′ GOL BATE BORISOV 0-1! Në mundësinë e parë, Laptev gjuan drejt portës dhe kalon në avantazh ekipin e tij (SHIH VIDEON)

7’ Edhe Trashi godet me të majtën, topi përfundon shumë pranë shtyllës. (SHIH VIDEON)

4’ Korenica gjuan me të majtën potente, por topi përfundon jashtë. (SHIH VIDEON)

1′ Starton dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

ballkani bate

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"