VIDEO/ Skënderbeu “vret” kampionatin, mposht Flamurtarin dhe shkon +11

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 19:51

VIDEO/ Skënderbeu “vret” kampionatin, mposht Flamurtarin dhe shkon +11

Skënderbeu triumfoi në kryendeshjen e javës së 19-të duke mposhtur ndjekësit e Flamurtarit me rezultatin 1-0. Ishte Gjergji Muzaka heroi i korçarëve në minutën e 85-t, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e vlonjatëve dhe përshëndeti rrjetën.

 

Goli

Loja u zhvillua e kujdesshme dhe pa shumë raste të rrezikshme. Në pjesën e parë u regjistrua vetëm një goditje në portë ndërsa në të dytën, korçarët ishin më kërkues. Në sfidën e sotme në radhët e Flamurtarit debutuan edhe 2 afrimet e bujshme në merkato, Muarem Muarem dhe futbollisti i Lacios, Tounkara.

Tounkara

Në momentin e shënimit të golit nga Muzaka, në stadiumin “Skënderbeu” pati një moment paniku, pasi vëllai i mesfushorit Tefik Osmani, u rrëzua nga tribuna qendrore duke u dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

osmanii

Me fitoren e sotme Skënderbeu shkoi në kuotën 43 pikëve, 11 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë. Në sfidën e radhës, Skënderbeu do të udhëtojë drejt Kamzës, ndërsa vlonjatët do të presin Lushnjën.

SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1-0

Muzaka 85′ 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi në stadiumin “Skënderbeu”.

90+4′ Tunkara ndëshkohet me karton të verdhë.

90+3′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, në fushë Emiljano Vila, largohet Enis Gavazj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Gjergji Muzaka ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Tefik Osmani në fushë Bruno Dita.

84′ GOOOL Skënderbeu, Gjergji Muzaka kalon në avantazh korçarët pas një rrëmuje në zonë duke shtyrë topin në rrjetë. 

83′ Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

81′ Alvesh provon të surprizojë Shehin me një gjuatje të bukur, por topi devijohet nga gardiani i korçarëve në këndore.

79′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë por protesta ndaj gjyqtarit Koçi.

77′ Gledi Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Siljanovskit.

76′ Zëvendësim i dytë për Flamurtarin, largohet Muarem Muarem, në lojë Ardit Hoxhaj.

74′ Një tjetër rast kërcënues për Skënderbeu, gjuatja e Lilajt, ndalet nga mbrojtësi Pollozhani.

69′ Rasti më i mirë i sfidës. Xhejms Adenij, kalon bukur 2 lojtarë të Flamurtarit dhe servir një top për Soue, i cili gjuan nga brenda zonës, por topi përfundon jashtë zonës.

68′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Nedjelkoviç, në fushë sulmuesi i Lacios, Mamadu Tunkara.

59′ Useini provon me një goditje në ecje e sipër, topi përfundon mbi kuadrat.

58′ Sabjen Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Useinit.

57′ Skënderbeu është hedhur në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

51′ Korçarët pretendojnë për 11-metërsh pas rrëzimit në zonë të Jashanicës.

48′ Kristi Vangjeli nga e djathta, provon të hedh një kros në zonë, por largojnë mbrojtësit e Flamurtarit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë në stadiumin “Skënderbeu”.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Flamurtari 0-0

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Danilo Alvesh bën goditjen e parë në kuadrat, topi përfundon në duart e portierit Shehi.

36′ Një tjetë mundësi për Skënderbeun, këtë herë ka qenë Gledi Mici, i cili futet në zonë, por në momentin e fundit nxitohet duke gjuajtur jashtë kuadratit.

34′ Goditje dënimi për Skënderbeun. Marko Radas kroson në zonë, por as Jashanica dhe as Osmani nuk arrijnë të gjuajnë me kokë.

31′ Pranë golit Flamurtari me Danilo Alvesh, por sulmuesi brazilian, nuk kordinohet siç duhet brenda zonës.

26′ Radas braktis mbrojtjen dhe dëpërton drejt portës vlonjate, por në momentin e fundit ndalohet nga mbrojtësit e Flamurtarit.

20′ Gavazaj kalon bukur nga krahu i djathtë Mustën dhe hedh një top në zonë, por që nuk shfrytëzohet nga sulmuesit e Skënderbeut.

16′ Muarem Muarem, jep një asist të shkëlqyer për Bushiçin, por sulmuesi nuk ka arritur të kontrollojë dot topin, duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë.

13′ Radas provon me një goditje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

11′ Soue pretendon për 11-metërsh, pas një shtyrje në zonë.

10′ Një tjetër rast për korçarët me anë të Xhejms, por sulmuesi vonohet dhe humbet shansin për të realizuar.

5′ Një kundërsulm i shpejt për Skënderbeun me anët të Xhejms, por ka qenë i vëmendshëm portieri Nurkoviç, i cili ka fituar duelin.

4′ Minuta tepër të luftuara për të dyja skuadrat.

1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Zuka, Muarem, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Andi Koçi

formacioni

Flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"