VIDEO / Shmanget tragjedia në Vlorë! Shembet kalçeto, rrezikohet jeta e lojtarëve dhe stafit të Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 17:20

VIDEO / Shmanget tragjedia në Vlorë! Shembet kalçeto, rrezikohet jeta e lojtarëve dhe stafit të Orikut

Era me intensitet të lartë deri në fortunal që ka përfshirë sot Vlorën, për pak sa nuk krijoi një incident të rëndë në Pyllin e Sodës.

277540248_672190680688199_3653245558089302681_n

Skuadra e Orikut ishte në mesin e seancës stërvitore, teksa është shembur baza strukturore e kalçetos.

Futbollistët kanë dalë të frikësuar, ndërsa brenda mbeti e gjithë baza materiale, kurse topat e gjithçka tjetër fluturuan nga era e rrëmbyeshme.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"