VIDEO/ Sherri masiv në rrugët e Anglisë përfshin futbollistin, kapiteni rrihet pas humbjes me Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 10:05

VIDEO/ Sherri masiv në rrugët e Anglisë përfshin futbollistin, kapiteni rrihet pas humbjes me Sitin

Një sherr masiv në rrugët e Njukasëllit, i ka sjellë probleme kapitenit të skuadrës së qytetit, Xhamal Laskeles. Mbrojtësi 29-vjeccar është përfshirë në një sherr, ku së bashku me vëllain e tij dhe disa persona të tjerë, janë rrahur nga disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin edhe sende të forta.

KAPITENI

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i sherrit, aty ku shihet kapiteni i Njukasëllit që ka veshur një xhup jeshil, duke tentuar të godasë disa persona të tjerë, por një shishe “vodka” ka fluturuar në drejtim të tij duke e goditur.

Më pas, të shumtë kanë qenë grushtet karshi tij dhe vëllait të futbollistit, ku ky i fundit ka përfunduar edhe i gjakosur ndërkohë që një shoku i tyre ka qëndruar disa minuta pa ndjenja i shtrirë në tokë. Zanafilla e sherrit ende nuk dihet se si ka nisur, megjithatë dëshmitarë të rastit shprehen se një burrë ka goditur me grusht vëllain e kapitenit dhe aty ka nisur gjithçka. E gjitha kjo, ndodhi pak ditë pasi Njukasëll humbi në shtëpi ndaj Sitit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"