VIDEO/ Rikthimi te goli, Edon Zhegrova gjen rrugën e rrjetës në duelin ndaj… Selahit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 20:54

VIDEO/ Rikthimi te goli, Edon Zhegrova gjen rrugën e rrjetës në duelin ndaj… Selahit 

Shqiptari i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer te goli pas plot 4 muajsh “agjërim”. 24-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj Rijekës së Lindon Selahit.

 Zhegrova

Pas asistit të Dejvid, talenti Zhegrova, u fut bukur brenda zonës dhe me të djathtën e dërgoi topin në cepin e portës, duke vendosur baraspeshën. Pjesa e parë e duelit mes Lilës dhe Rijekës, u mbyll me rezultatin 1-1. 

Vlen të theksohet fakti se titullar te skuadra mike e Rijekës, aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"