VIDEO/ Ramadani mungoi në duelin vendimtar, shokët e skuadrës festojnë fitoren me fanellën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 21:52

VIDEO/ Ramadani mungoi në duelin vendimtar, shokët e skuadrës festojnë fitoren me fanellën e tij

Ylber Ramadani ka ndjekur nga televizori sot ndeshjen që skuadra e Leçes luajti në transfertë përballë Sasuolos, një prej rivalëve direkt për mbijetesën. Mesfushori shqiptar ka kaluar një faringit dhe ka qenë i sëmurë me temperaturë këto ditë, ndaj edhe nuk është stërvitur me ekipin.

ramadani

Për këtë arsye, ai ishte lënë pushim nga trajneri për këtë sfidë, por për fat të mirë, skuadra e Leçes ia doli që të fitonte në duelin ndaj Sasuolos, duke marrë tre pikë të rëndësishme që e afrojnë edhe më shumë me mbijetesën.

Ramadani nuk ka qenë i pranishëm në stadium, por shokët e skuadrës nuk e kanë harruar atë. Në fund të ndeshjes, një prej tyre ka shpalosur fanellën e mesfushorit shqiptar gjatë festimeve për fitoren dhe Gendri, autori i golit të parë, nuk ngurroi të shkonte ta puthte atë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"