VIDEO/ Provë force e Dinamos, zhyt Erzenin dhe kthehet në katërshen për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:48

VIDEO/ Provë force e Dinamos, zhyt Erzenin dhe kthehet në katërshen për titullin

Dinamo ka regjistruar sot një fitore shumë të rëndësishme teksa ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Air Albania”.

bandicam 2024-04-14 18-19-31-166

Blutë ishin kaluar nga Tirana një ditë më parë, por sot kanë dhënë përgjigjen e tyre në një ndeshje që e interpretuan mjaft mirë duke mos i lejuar shijakasve të rrezikonin portën e Salit, ndërsa goditën me rastin e parë që iu shfaq me Denison.

Më pas, ata administruan mirë lojën dhe priten momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen falë golit të Kaçorrit, i cili shfrytëzoi një gabim të prapavijës mike në momentin e tyre më të mirë.

Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, ndërsa Erzeni është i parafundit dhe sheh t’i largohen skuadrat që ka më lart në renditjen e kampionatit.

DINAMO-ERZENI 2-0
19′ Denison, 72′ Kaçorri

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Dinamos.

90’+3’ Harkim në zonën e Erzenit, Kaçorri me kokë nuk gjen portën.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Bardhi dhe Vila hyjnë në fushë në vend të Denison dhe Zabërgjës në radhët e Dinamos.

88’ Kaçorri ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Alidema nga e majta mundohet të hapë ndeshjen me një gjuajtje të fortë, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

84’ Migone ndëshkohet me karton të verdhë.

83” Denison niset i vetëm drejt zonës, Hasanbelli del dhe shpëton katërkëndorin nga goli i tretë.

83’ Sadiki i lë vendin në fushë Ademit në radhët e Erzenit.

81’ Zeka provon me të majtën, shënjestra është shumë e gabuar.

79’ Marzuk gjuan nga jashtë zonës, Sali devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

73’ Maliqi dhe Mihana i lënë vendin në fushë Kadriut dhe Alidemës në radhët e Erzenit.

72’ GOOOL DINAMO! Gabim i rëndë i Mëllugjës i cili i dorëzon topin Kaçorrit dhe ky i fundit ia del që të mposhtë Hasanbelli. (VIDEO)

68’ Maliqi nga e djathta harkon në shtyllën e dytë ku Kahrimanoviç gjuan fluturimthi, me diagonalen e tij që nuk shenjestron portën. (VIDEO)

66’ Mihana nga e majta pason për Zekën i cili provon nga jashtë zonës me të majtën, duke mos befasuar Salin. (VIDEO)

60’ Mija hyn në fushë në vend të Qefaliajt në radhët e Dinamos.

55’ Marzuk merr vendin e Peposhit te Erzeni, Tahiri i lë vendin Kaçorrit te Dinamo.

55’ Gjuajtje e Kahrimanoviç nga distanca, asnjë problem për Salin. (VIDEO)

52’ Aksion në qendër i shijakasve, Zeka dhe Blazheviç nuk ia dalin që të shfaqen para Salit, të ndalur në momentin vendimtar nga mbrojtja dinamovite. (VIDEO)

48’ Marku nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, me sferën që kalon mbi traversën e portës së miqve. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te skuadrat.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Dinamos.

45’+1’ Zeka ka një mundësi të artë për të shënuar, i vetëm në zonë, por gjuan jashtë katërkëndorit të bluve. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Denison nga ana tjetër gjuan me të djathtën në kufijtë e zonës, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Hasanbelli. (VIDEO)

44’ Zeka provon me një goditje dënimi, topi shkon në duart e Salit në shtyllën e parë. (VIDEO)

43’ Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Migones.

42’ Migone është ai i cili provon përsëri me gjuajtjet nga distanca, tentativa e tij e radhës ndalet nga Sali.

39’ Tjetër harkim nga e majta në zonën e rreptësisë të Dinamos, Gudiabi largon në goditje këndi.

38’ Një harkim nga e majta shkon te Zeka i cili gjuan me kokë nga larg, pa probleme për Salin.

30’ Qarkullim i gjatë i topit nga shijakasit, asnjë hapësirë për të rrezikuar portën e Salit.

24’ Migone provon me një gjuajtje të fortë me të djathtën, sfera përfundon jashtë portës së bluve. (VIDEO)

22’ Vazhdon të sulmojë Dinamo, e cila është në kërkim të golit të dytë, shijakasit në vështirësi.

19’ GOOOL DINAMO! Aksion spektakolar i bluve me kombinimin mes Tahirit dhe Denison, ku ky i fundit çon topin në rrjetë. (VIDEO)

14’ Janku ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Blazheviç.

11’ Lojë e hapur nga të dy skuadrat, që kërkojnë me sulme të shpejta të gjejnë hapësitrat për të rrezikuar.

4’ Gjuajtje e fortë e Mëllugjës nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Salit.

3’ Blazeviç nga e majta pason drejt qendrës, Behiratçe largon topin në fundore. (VIDEO)

1’ Kërkojnë të kuq te Erzeni, pasi Tahiri godet më bërryl në fytyrë Peposhin. Gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Janku, Lorran, Qefalija, Gudiabi, Smaçi, Zabërgja, Denison, Tahiri.

Trajner: Dritan Mehmeti

ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi, Migone, Maliqi, Mëllugja, Blazeviç, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallisi

WhatsApp Image 2024-04-14 at 17.49.09

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"