VIDEO/ Portieri i Teutës kopjon “Dibu” Martinez, Dema imiton pritjen e famshme të finales së Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 18:02

VIDEO/ Portieri i Teutës kopjon “Dibu” Martinez, Dema imiton pritjen e famshme të finales së Kupës së Botës

E kush nuk e mban mend pritjen e famshme të Emiliano Martinezit në finalen e Kupës së Botës në Katar?

jghkjhj

Portieri i Argjentinës bëri pritjen fantastike nga Kolo Muani disa sekonda para fundit të duelit, duke e mbajtur kështu në lojë kombëtaren e Lionel Mesit.


Një gjë të tillë e bëri sot edhe portieri i Teutës, Endri Dema. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Zabërgja tentoi të befasojë Demën por ky i fundit bëri një pritje “Alla Martinez”. (VIDEO)

Aktualisht Dinamo udhëheq me rezultatin minimal 1-0 ndaj Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"