VIDEO/ Pësoi 20 tentativa në portë dhe 17 goditje këndi, Shqipëria U17 mundet nga Portugalia në ndeshjen e parë të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 23:57

VIDEO/ Pësoi 20 tentativa në portë dhe 17 goditje këndi, Shqipëria U17 mundet nga Portugalia në ndeshjen e parë të Europianit

Kombëtarja shqiptare e futbollit U17, ka debutuar me humbje në ndeshjen e parë të grupit kualifikues të Euripianit të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari, janë mundur me shifrat 3-0 nga Portugalia e cila është pritëse e minigrupit dhe pretendente kryesore për kualifikimin.

behari u17

Ashtu siç pritej, ekipi vendas dominoi plotësisht ndeshjen, duke kërkuar me çdo kusht golin përballë skuadrës shqiptare që vetëm mbrohej, duke shpresuar në ndonjë kundërsulm. Por “muri” i ndërtuar para portës tonë u thye me një gjuajtje të devijuar dhe kaq i mjaftoi Portugalisë që të mbyllte në avantazh pjesën e parë, në të cilën Shqipëria nuk ia afrua asnjëherë rrezikshëm katërkëndorit kundërshtar.

E njëjta tablo u përsërit edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Shqipërinë e mbyllur mbrapa dhe Portugalinë që kërkonte golat. Luzitanët shënuan dy të tillë në 3 minuta për të vënë në kasafortë ndeshjen, teksa shpërdoruan disa mundësi të mira për një bilanc më të thellë të sfidës në të cilën ata regjistruan 20 tentativa drejt portës kuqezi, si dhe fituan 17 goditje këndi.

Në fund, suksesi 3-0 i Portugalisë e vendos këtë skuadër në kreun e grupit përkrah Çekisë që mposhti 4-0 Malin e Zi. Pikërisht Çekia është kundërshtari i radhës i kuqezinjve në Grupin 5 të kualifikueseve.

PORTUGALI U17-SHQIPËRI U17 3-0
34′ Felicisimo, 68′ Rui Sillva, 70′ Rafael Mota

GOLI I RAFAEL MOTA (VIDEO)

GOLI I RUI SILVA (VIDEO)

GOLI I FELICISIMO (VIDEO)

sdffsddfssdfsdfsdfsfdsfdsdfsfd

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfssfdsfdsfdsfd

LISTA

asdsdasdadsdsdasadasdsdasda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"