VIDEO/ Pesë kartonë të kuqtë, Teuta triumfon mes tensionit. Kampionët e Partizanit zhyten në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 23:45

VIDEO/ Pesë kartonë të kuqtë, Teuta triumfon mes tensionit. Kampionët e Partizanit zhyten në krizë

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Partizanin në një sfidë tepër emocionuese, ku u dhanë nga gjyqtari 5 kartonë të kuq! Goli i Kallakut nga pika e bardhë e penalltisë, i dhuroi fitoren në debutim trajnerit Edi Martini, ndërkohë që për kampionët në fuqi, kjo ishte humbja e 3-të radhazi.

bandicam 2019-12-18 13-45-33-185

 

Një ndeshje mjaft e luftuar ku nuk munguan rastet e shumta të shënimit dhe momentet e dyshimta, por në fund janë durrsakët që festojnë, duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, po aq sa dhe kampionët në fuqi të Partizanit.

bandicam 2019-12-18 14-55-00-859

Në sfidën e radhës Partizani do të presë Vllazninë, ndërkohë që Teuta do të jetë mysafire në Vlorë ndaj Flamurtarit!

FT| TEUTA-PARTIZANI 1-0

Kallaku 44′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+2′ Partizani realizon me Braun, por goli anulohet për pozicion jashtë loje!

90+1′  Me 9 futbollistë Teuta, largohet me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësi Shkalla!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

83′ Tjetër shans shënimi për Partizanin me Braun, i cili provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por ndalet nga portieri Frashëri!

75′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e zë Braun!

73′ Pranë golit të barazimit Partizani me Bitrin, i cili provon me kokë nga brenda zonës, par harkimit të Trashit nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me traversën e Stivi Frashërit!

72′ Zëvendësim tek Teuta, largohet nga fusha, Darko Nikaç, vendin e tij e zë Uendi Vecaj.

62′ Momente tenstioni në “Niko Dovana”. Përpasje aspak normale mes futbollistëve! Loja ndërpritet për disa minuta. Beqja dhe Melo ndëshkohen fillimisht me karton të kuq, për shkak të sherrit të nisur, pasi kujtojmë që ishin këta të fundit shkaktarë të këtij momenti të pakëndshëm! Ndëshkohen edhe 2 futbollistë nga stoli me karton të kuq. Bëhet fjalë për Boldor të Partizanit dhe Dukën e Teutës! Në total 4 kartonë të kuq të nxjerrë nga xhepi i gjyqtarit Ferhati! Shikoni pamjet:

59′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha, Jasir Asani, vendin e tij e zë sulmuesi Solomon.

53′ Rast ideal për Partizanin, me anë të Jasir Asanit, i cili pas një asisti nga Bardhi, shumë pranë portës, ka gjuajtur me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Mbyllet pjesa e parë!

44′ GOOOL TEUTA 1-0/ Realizojnë vendasit, Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

43′ Penallti për Teutën, pas një deueli të Beqjas me Telushi brenda zonës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit, protestojnë të kuqtë!

41′ Asani ka një mundësi të artë shënimi, por Stivi Frashëri bën mrekullinë, duke ndalur për herë të dytë futbollistin nga Shkupi.

39’ Tjetër aksion i të kuqve, këtë herë me topin që shkon nga një anë në tjetrën, në fund është Bardhi që provon me një gjuajtje spektakolare, por nuk ka forcën për të mposhtur Frashërin.

33’ Protesta dhe tension. Çinari hyn në zonë, Beqja i ndërhyn për t’i marrë topin me sulmuesin që rrëzohet, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të Partizanit, ndërsa ka një përplasje mes Çinarit dhe Aleksit për pretendimet që kanë të dy ekipet.

25′ Rast ideal për Partizanin me anë të Asanit, i cili merr një asist spektakolar nga Çinari, gjuan menjëherë nga brenda zonës, por vendimtar devijimi i Stivi Frashërit, që i ka mohuar futbollistit të Partizanit golin e avantazhit.

22′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën me anë të Kuros, i cili shkarkon të majtën, por gjuajtja potente e mbrojtësit grushtohet nga Alban Hoxha.

18′ Rrezikshëm Teuta, me Kallakun që harkon një top të rrezikshëm në formë parabole, por largojnë mbrojtësit e Partizanit.

15′ Drithërima në portën e Partizanit, shtylla dhe fati shpëton skuadrën e kuqe nga pësimi i golit, pas tentativës së Nikaç dhe Vilës dhe Beqas. Rast ideal për Teutën.

13′ Jasir Asani provon të surprizojë me një gjuajtja të befasishme nga e djathta, por topi shkon jashtë kuadratit.

6’ Aksion i Trashit nga e majta, topi harkohet në zonë për Çinarin, mbrojtësit e Teutës për pak sa nuk shënojnë një autogol, shpëton porta e Frashërit.

4’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Teutës, portieri Hoxha kontrollon i qetë.

3’ Sulmon Teuta në minutat e parë, pas një rrëmuje në zonë Bitri largon topin në anësore me vështirësi.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Teuta: Frashëri, Arapi, Shkalla, Kuros, Todorovski, Kallaku, Beqja, Aleksi, Lorenco Vila, Emiljano Vila, Nikç. Trajner: Edi Martini.

Partizani: Hoxha, Belica, Asani, Broja, Çinari, Bardhi, Telushi, Trashi, Kordeiro, Idrizaj, Bitri. Trajneri: Rejnaldo Kalari.
79427840_2888326181179458_3338931760871243776_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"