VIDEO/ Pesë gola në pjesën e parë, PSG likuidon Lionin edhe pa… Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:17

VIDEO/ Pesë gola në pjesën e parë, PSG likuidon Lionin edhe pa… Mbapenë

PSG-ja e Luis Enrikes, triumfoi me “poker” ndaj Lionit në takimin e javës së 30-të të Ligue 1, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, ndërsa miqtë bien pas disa javëve pozitive.  

fa6e1b1d-3ad2-4545-b82a-168b5cac4e78

Edhe pse pa Mbape në fushë, kryeqytetasit arritën të shënonin plot 4 herë në portën kundërshtare, ndërkohë që golin e vetëm për Lionin e shënoi Nuamah në minutën e 37-të. 

Interesant është fakti se 5 golat u shënuan në pjesën e parë, teksa fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. 

Autogoli i Matiç hapi serinë e golave, ndërkohë që Beraldo dhe Gonçalo Ramos ishin autorët e tjerë të golave për PSG-në. Sulmuesi portugez spikati me dopietë në minutat 32 dhe 42. 

Ky ishte suksesi i 19-të në 29 javë për PSG-në që kryeson me 11 pikë më shumë se Monako e vendit të dytë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"