VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Mançester Junajtid nxjerr Barcelonën edhe nga Liga e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 0:04

VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Mançester Junajtid nxjerr Barcelonën edhe nga Liga e Europës

Dështimi në Ligën e Kampioneve shoqërohet edhe me dështimin në Ligën e Europës për Barcelonën. Katalanasit janë mposhtur sot me përmbysje nga Mançester Junajtid dhe i kanë dhënë lamtumirën edhe këtij turneu.

bandicam 2023-02-23 20-58-14-641

Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, gjithçka ishte e hapur për kthimin në Angli dhe vendasit u dukën më kërkues në minuat e para. Por një penallti e Levandovskit përmbysi tablonë dhe i dha qetësi Barcelonës, e cila uli ritmin duke lënë vendasit rrallëherë t’i afroheshin portës.

Aktivizimi Antoni në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi Mançester Junajtid u bë thumbues duke kërkuar dhe gjetur shpejt golin me anë të Fred. ”Djajtë e kuq” nuk u ndalën por sulmuan pareshtur derisa gjetën barazimin me anë të Antoni. Më pas, ata ishin të aftë të mbronin me rregull dhe të merrnin një fitore me përmbysje që i kalon mes 16 më të mirëve të turneut, teksa nxjerr jashtë Barcelonën.

MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA 2-1
47′ Fred, 73′ Antoni / 18′ (p) Levandovski

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Mançester Junajtid që vazhdon në Ligën e Europës, ndërsa Barcelona i jep lamtumirën.

90’+4’ Varane shpëton portën në vijën fatale pasi Levandovski kishte mposhtur De Gean.

84’ Garnaço është i papërmbajtshëm dhe driblon me shpejtësi në mesfushë, duke detyruar Buskets ta ndalë me forcë duke u ndëshkuar me të verdhë.

80’ Sulmuesi anglez shfaqet pas pak çastesh në të djathtën dhe gjuan, por gjen rrjetën e jashtme pas një devijimi.

79’ Kundërsulm i shpejtë i Junajtid me Garnaço i cili mundohet të gjejë Rashford, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë.

73’ GOOOL MANÇESTER JUNAJTID! Shënon Antoni pas një aksioni të gjatë ku janë disa futbollistë që tentojnë portën e në fund është braziliani i cili gjen rrjetën.

63’ De Gea shpëton anglezët. Pas një harkimi në zonë, Kunde gjuan me kokë por gjen përgjigjen e shkëlqyer të spanjollit.

60’ Ndizet ndeshja dhe tensionohet situata në fushë pasi Bruno Fernandes godet me top De Jong të shtrirë në tokë. Portugezi ndëshkohet me të verdhë pas një zënke të vogël.

58’ Fred nis Rashford në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër largohet me vështirësi nga mbrojtja.

56’ Antoni i papërmbajtshëm tenton portën me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por është qendrore e ndalet në duart e Ter Shtegen.

53’ Rashford shpërthen në zonë në krahun e djathtë, gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

49’ Furi e anglezëve të cilët me aktivizimin e Antoni në vend të Veighorst, kanë gjetur më shumë lëvizshmëri në sulm dhe po sulmojnë pareshtur zonën kundërshtare.

47’ GOOOL MANÇESTER JUNAJTID! Shënon Fred pas një aksioni të shpejtë me një gjuajtje të rrufeshme.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Barcelonës që momentalisht kualifikon katalanasit.

45’ Gafë e pabesueshme e De Geas i cili i dhuron sferën Serzhi Robertos. Por ky i fundit vonohet dhe nuk gjuan ndërsa më pas tentativa e Kesi ndalet nga Kasemiro.

40’ Tjetër tentativë e fortë e Rafinjas nga e djathta, përsëri pa shënjestrën për ta çuar në katërkëndorin e vendasve.

36’ Aksion i gjatë i Mançester Junajtid me topin që qarkullon pranë zonës dhe në fund është Fred i cili tenton të harkojë në qendër, por kthehet në një gjuajtje që kalon rrezikshëm mbi traversën e katalanasve.

32’ Top interesant i Kasemiro për Sançon nga e djathta, mbrojtja e Barcelonës largon sferën.

30’ Duele radhazi në mesfushë nga të dy skuadrat, të cilat nuk ia dalin të rrezikojnë në portat kundërshtare në këto minuta.

25’ Barcelona është ajo e cila po mban më shumë topin në këto minuta, duke përfituar nga tronditja e vendasve që nuk e pritnin një gol të tillë.

22’ Bruno Fernandes mundohet të shlyejë gabimin me një gjuajtje fluturimthi pas një topi nga thellësia, por Ter Shtegen është i vëmendshëm në pozicion.

18’ GOOOL BARCELONA! Levandovski shënon nga pika e bardhë.

15’ Penallti për Barcelonën! Bruno Fernandes rrëzon në zonë Balde duke shkaktuar një penallti shumë të evitueshme.

9’ Disa tentativa për të gjetur Levandovskin nga katalanasit, nuk mbërrijnë në destinacion, me polakun e izoluar.

5’ Protesta të anglezëve për një faull të Buskets ndaj Rashford në kufijtë e zonës, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

4’ Rafinja provon menjëherë nga ana tjetër të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mbi kryqëzimin e shtyllave.

3’ Bruno Fernandes shpërthen në krahun e majtë dhe shfaqet para Ter Shtegen, por gjuajtja e tij gjen përgjigjen e portierit gjerman.

1′ Nis takim nw “Old Traford”

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfdsdffsdffsd (2)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"