VIDEO/ Përleshje tifozësh e zjarr në Zvicër, ndërpritet ndeshja Bazel – Sion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 20:26

VIDEO/ Përleshje tifozësh e zjarr në Zvicër, ndërpritet ndeshja Bazel – Sion

Në Zvicër po zhvillohet ndeshja e javës së 15-të, mes Bazelit dhe Sionit. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e Sionit, 0-1, por më pas, pjesa e dytë nuk ka nisur ende.

tifozet e bazelit

Siç raportohet nga mediat zvicerane, një grup tifozësh të Bazelit, kanë vjedhur një banderolë të tifozëve të Sionit, dhe i kanë vënë flakën. Në këtë moment, tifozët e Sionit kanë dalë nga kontrolli dhe po përpiqen të futen në fushë. Pas më shumë se 30 minutave ndërprerje, ndeshja ka rifilluar.

baneri i djegur

 

bazel sion

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"