VIDEO/ Përleshja në derbin e Beogradit, ja bilanci i të plagosurve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 12:53

VIDEO/ Përleshja në derbin e Beogradit, ja bilanci i të plagosurve

Përplasjet e dhunshme kanë ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Partizanit dhe Zrvena Zvezda që përfundoi me rezultatin 1-1. 17 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky mësohet të jetë bilanci i dhunës që shpërtheu dje mes tifozëve në derbin e Beogradit.

Tifozet e Partizanit
Përplasja mësohet se nisi në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.

Dhuna ne Beograd

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen.

Dhuna mes tifozeve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"