VIDEO/ Penalltitë shpëtojnë Mançester Junajtid nga turpërimi historik. Kalon mes dramës klubin e kategorisë së dytë dhe siguron derbin në finalen e Kupës FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 19:59

VIDEO/ Penalltitë shpëtojnë Mançester Junajtid nga turpërimi historik. Kalon mes dramës klubin e kategorisë së dytë dhe siguron derbin në finalen e Kupës FA

Mançester Junajtid ka arritur të sigurojë praninë në finalen e Kupës FA, ku do të gjejë Mançester Sitin e Pep Guardiolës, pas një fitoreje dramatike me penallti përballë Koventrit të kategorisë së dytë angleze në gjysmëfinalen e luajtur në “Uembli”.

asdadsadsadsadads

Skuadra e Ten Hag dukej se po shkonte e qetë drejt finales, pasi shënoi në pjesën e parë me anë të MekTominej dhe Meguajër. Goli i Bruno Fernandes në pjesën e dytë u mendua se mbylli çdo diskutim për ndeshjen. Por Koventri bëri të pamenduarën pasi duke shënuar me Sims, O’Her dhe Rajt, me këtë të fundit që tundi rrjetën në minutën e 95-të, çoi sfidën në shtesa.

Aty, Mançester Junajtid shpërdoroi disa raste, por në fund ishte me fat kur në minutën e 121-të, VAR-i anuloi atë që do të kishte qenë goli i fitores historike për Koventrin. Kështu, sfida shkoi te gjuajtjet e penalltive, ku ndonëse Kasemiro humbi të parën, gabimet e O’Her dhe Shif siguruan suksesin 4-3 nga pika e bardhë të “djajve të kuq”, duke shmangur një kapitullim me përmasa historike për klubin.

SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"