VIDEO/ Partizani “poker” në moçal, Kastrioti dorëzohet pa kushte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2019 | 22:00

VIDEO/ Partizani “poker” në moçal, Kastrioti dorëzohet pa kushte

Partizani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-4 në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Festival golash në “Redi Maloku” në sfidën e zhvilluar në kushtë skandaloze.

50531520_995595820634814_6033666565335941120_o

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Jurgen Vatnikajt, i cili më një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, e dërgo topin në trekëndësh.

 

bandicam 2019-01-22 14-47-15-284

I çuditshëm është fakti që pas shënimit të golit skuadra e trajnerit Devolli pati një shthurje të pakuptimtë duke pësuar 2 gola totalisht të evitueshëm në minutat e 31-të dhe 41-të me autor Hebajn dhe Mensah. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të Partizanin.

Partizani55

Të kuqtë nuk ishin të kënaqur me epërsinë e një goli, teksa në minutën e 70-të, Trashi i çoi shifrat në 1-3.  Vetëm pak sekonda më pas, vendasit rihapën sërish takimin me golin e Shehut, që goditi bukur me kokë nga brenda zonës.

bandicam 2019-01-22 16-06-06-495

Për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Hebaj, i cili në minutën e 75-të, realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Partizanin. Me triumfin e sotëm, ndeshja e kthimit për Partizanin duket thjesht një formalitet.

KASTRIOTI-PARTIZANI 2-4

Vatnikaj 13′, Shehi 71′  / Hebaj 31′, 75′,  Mensah 41′, Trashi 70′ 

KOMENTI LIVE: 

75′ GOOOOL PARTIZANI 2-4. Ruben Hebaj shënon golin e dytë personal dhe të 4-tin për Partizanin. Pas një topi të harkuar nga e majta, sulmuesi shkodran nuk ka falur nga brenda zonës duke shënuar me lehtësi. 

71′ GOOOL KASTRIOTI 2-3. Juljan Shehu ngushton diferencën vetë disa sekonda pas golit të Trashit. Pas një harkim nga e djathta, Shehu godet bukur me kokë duke mposhtur portierin Xhika. 

70′ GOOOL PARTIZANI 1-3. Lorenc Trashi trefishon rezultatin. Pas një gabimi të portierit Puja, i cili ja dorëzon topin lehtësisht futbollistëve të Partizanit, që nuk falin duke shënuar për herë të tretë. 

66′ Zëvendësim i tretë edhe te Kastrioti, largohet Husein, në lojë Caca.

65′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet nga fusha e lojës Mensah, vendin e tij e zë Jurgen Bardhi.

61′ Rrëmujë në zonën e Kastriotit, Labinot Ibrahimi nuk arrin të përfitojë, teksa më pas shkakton faull.

60′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Vatnikaj, në lojë Taulant Marku.

56′ Zëvendësimi i dytë në radhët e të kuqve largohet Atanda në fushë Lorenc Trashi.

Trashi Atanda

55′ Pranë golit Kastrioti me Herald Markun, gjuajtja e futbollistit krutan shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet portieri Alban Hoxha, në fushë Dashamir Xhika.

41′ GOOOL PARTIZANI 1-2. Të kuqtë përmbysin rezultatin me Mensah. Shthurrje totale e mbrojtjes së Kastriotit. E pashpjegueshme, por Mensah bën qejf në zonën krutane dhe i vetëm me portierin, i pa markuar nga mbrojtësit, shënon lehtësisht.

40′ Rast ideal për Partizanin. Mensah del i vetëm përballë portierit, gjuan, por topi ngec në llucë, duke shpëtuar Kastriotin nga pësimi i golit të dytë.

33′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Ymeraj në fushë Rami.

31′ GOOOL PARTIZANI 1-1. Hebaj vendos baraspeshën për të kuqtë pas një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi i ka shpëtuar nga duart portierit Puja dhe ka përfunduar në rrjetë. 

26′ Pranë golit të barazimit Partizani. Kote provone me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi ndalet në shtyllë, Çinari i ndodhur pranë portës nuk arrin ta dërgojë sferën në rrjetë.


24′ Pranë golit të dytë Kastrioti. Patrik Bardhi provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi devijohet nga mbrojtësit e Partizanit dhe shkon jashtë kuadratit.

21′ Partizani provon të reagojë. Kalari harkon një top të rrezikshëm nga goditja e dënimit në krahun e majtë, topi largohet nga mbrojtësit krutanë që tregohen tepër të vëmendshëm.

13′ GOOOL KASTRIOTI 1-0. Supergol i vendasve pas një goditje dënimi. Julian Shehu kroson në zonë dhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, e dërgon topin në trekëndësh.

4′ Partizani provon të rrezikojë me Mensah, por ky i fundit, pasi shmang portierin Puja, nuk arrin të koordinohet siç duhet.

1′ Ka startuar takimi, Kastrioti luan topin e parë nga qendra.

14:20 Mbërrin ambulanca, ndeshja fillon me 20 minuta vonesë. 

14:00 Kanë kaluar 15 minuta nga orari zyrtar, por sfida nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së ambulancës. 

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Puja, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Neziri, Shehi, Ymeraj, Bardhi, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Ibraihimi, Atanda, Rexhepi, Kalari, Kote, Hila, Çinari, Mensah, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"