VIDEO/ Partizani fiton me goleadë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kreun e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 0:05

VIDEO/ Partizani fiton me goleadë ndaj Kastriotit, të kuqtë marrin kreun e kampionatit

Kastrioti është mposhtur me rezultatin 1-4 nga Partizani në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Kastrioti - Partizani

Sfida u zhbllokua nga Greca në minutën e 9′ teksa në të 39′ Rrapaj riktheu baraspeshën. Në fund të pjesës së parë Da Silva përmbysi shifrat. Në pjesën e dytë Partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me Da Silvën dhe Muratajn. Gjithashtu shënoi edhe Sota, por goli u anulua nga VAR-i. Partizani mori kreun pas barazimit 2-2 të Tiranës dhe Bylisit.

KASTRIOTI 1-4 PARTIZANI

9′ Greca/ 39′ Rrapaj, 45′, 63 Da Silva, 58′ Murataj

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

81’ Stojanoviç lë fushën e lojës, ka minuta për Sulkën.

80’ Largohen nga fusha Mba dhe Telushi, në lojë futen Mensah dhe Menish.

78’ Zogaj gjuan drejt portës, por shtylla iu mohon një tjetër gol.

76’ Greca godet drejt portës, shtylla dhe traversa i mohojnë golin e dytë.

76’ Cara kroson drejt Mba, ky i fundit shpërdoron rastin e pabesueshëm.

69’ Rrapaj harkon nga goditja e këndit, Soto shënon me kokë. Arbitri shkon në VAR, e anulon golin për faull në sulm.

67’ Largohet nga fusha Da Silva, ka minuta për Tedi Carën.

63’ GOOOL PARTIZANI 1-4! Rrapaj harkon nga goditja e këndit, Da Silva shënon sërish me kokë.

63’ Largohet Kamara, në lojë Arapi.

58’ GOOOL PARTIZANI 1-3! Murataj godet drejt portës, Malaj e pret topin por ia kthen sërish futbollistit. Ai nuk gabon në herën e dytë.

46′ Nis pjesa e dytë! Largohen Rexhinaldo dhe Selmani, zëvendësohen nga Mihana dhe Çela. Ndryshohet edhe portieri Sali me Malajn.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOL PARTIZANI 1-2! Maget kroson drejt Da Silvës, ky i fundit godet me kokë dhe përmbys rezultatin.

39′ GOOOL PARTIZANI 1-1! Me një goditje potente me të djathën, Rrapaj shkund rrjetën e Salit dhe rikthen baraspeshën.

33′ Rrapaj godet drejt portës nga jashtë zone, por Sali bën një pritje të mirë.

27’ Bilali largohet nga fusha e lojës, zëvendësohet nga Maget.

22’ Krutanët godasin dy herë drejt portës, por shtylla iu mohon golin e dytë.

18’ Da Silva gjuan nga goditja e dënimit, topi bllokohet nga muri mbrojtës.

16’ Selmani provon me një goditje nga distanca, por Rexhepi arrin të presë topin.

14’ Atanaskoski harkon drejt zonës, por topi shkon drejt e në duart e Salit.

9′ GOOOL KASTRIOTI 1-0! Kamara kroson drejt Grecës, ky i fundit godet me të majtën potente dhe mposht Rexhepin.

6’ Greca provon me roveshatë drejt portës, por topi shkon jashtë fushës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanoviç, Karakaçi, Onanuga; Hasani, Rexhinaldo, Zogaj, Greca, Selmani, Kamara

Trajner: Emiljano Çela

Partizani: Rexhepi, Preka, Telushi, Sota, Murataj, Bilali, Matondo, Rrapaj, Atanaskoski, Mba, Da Silva

Trajner: Xhovani Kolela

Gjyqtar: Kreshnik CjapikmmcPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"