VIDEO/ Partizani bën “ujkun e dëborës” në Korçë, Skënderbeu thellon krizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2019 | 22:45

VIDEO/ Partizani bën “ujkun e dëborës” në Korçë, Skënderbeu thellon krizën

Partizani ka mposhtur Skënderbeut me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i Malës në minutën e 3-të i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin në kampionat.

bandicam 2019-01-25 17-04-44-945

Ndërkohë me humbjen e sotme, Skënderbeu i Shehit është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, teksa diferenca nga kreu është thelluar në 10 pikë. Plot 5 humbje radhazi për korçarët në kampionat, teksa situata duke tejet alarmante.

bandicam 2019-01-25 18-55-26-382

Përveç se në rezultat, kampionët në fuqi kanë lëshuar edhe në lojë, teksa duken shumë larg atij Skënderbeut të frikshëm të një sezoni më parë. Kjo gjë u vëre dhe në sfidën e sotme, teksa vendasit iu nënshtruan kryesuesve të Partizanit.

Kujtojmë që në minutën e 53-të kryeqytetasit shpërdoruan një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, teksa Telushi gaboi nga 11-metra. Gjuajtja e mesfushorit vlonjat u ndal nga portieri Teqja.

bandicam 2019-01-25 18-26-53-352

Me triumfin e sotëm Partizani u ngjit në kuotën e 40 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mban momentalisht vendin e 4-t me 30 pikë, po aq sa Laçi i vendit të pestë. Në sfidën e radhës korçarët do të ndeshen ndaj Kastriotit në transfertë, ndërkohë që Partizani do të luajë ndaj Kamzës, sërish jashtë fushe.

 SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-1

Mala 3′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+5′ Ndërhyrje e rrezikshme ndaj Abazit, Trashi ndëshkohet me karton të kuq.

92′ Mala bën një ndërhyrje vendimtare duke i larguar topin nga këmbët Gripshit, i cili mund të shndërrohej në një rrezik të madh për portën e Partizanin.

90′ Ndalesa të shumta të lojës, akordohen 7 minuta shtesë.

82′ Zëvendësim te Partizani, largohet Telushi në lojë Rubin Hebaj.

80′ Pranë golit të dytë Partizani. Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Bruno Telushi provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por topi devijohet nga Dita dhe shkon ngjitur me shtyllën.

72′ Ibrahimi provon me një krosim të rrezikshëm, topi përfundon mbi kuadrat.

68′ Zëvendësimi i tretë te Skënderbeu, largohet nga fusha Oto Xhon, në lojë Blerim Krasniqi.

66′ I pafat Ardit Hila. Mesfushori lë fushën e lojës me barrelë pas një dëmtimi në shpatull. Vendin e tij e zë Mensah.

bandicam 2019-01-25 18-26-53-352

61′ Aksion i rrjedhshëm për Skënderbeun, Abazi gjuan nga distanca, por topi nuk ka fortësinë e duhur dhe përfundon në duart e Hoxhës.

58′ Taipi provon me një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij ishte e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

55′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Ardit Hoxhaj, në fushë i riu Jorgo Pëllumbi.

54′ Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

53′ Niset Bruno Telushi nga 11-metra, por pret portieri Aldo Teqja, që mban në lojë Skënderbeun.

52′ Penallti për Partizanin. Asani pengohet nga Bruna Dita, për gjyqtarin kemi të bëjmë me faull brenda zonës! Moment tepër i dyshimtë!

48′ Goditje dënimi për Partizanin. Trashi kroson nga e majta për Hilën, i cili ngrihet bukur në qendër të zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

47′ Skënderbeu provon të rrezikojë me një krosim nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë. Të dy skuadrat kryejnë zëvendësimet e para. Te Skënderbeu largohet Guedj në fushë debutuesi Taipi. Ndërkohë Gega largon Kardozon, në lojë Hila.

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Partizani 0-1. 

45′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Teqja bën heroin, i mohon golin e dytë Partizanit. Pas gjuajtjes së Kardozos, portieri i Skënderbeut tregon reflekset duke neutralizuar një gol të sigurt.

42′ Oto Xhon provon me një gjuajtje nga distanca, krejtësisht e gabuar tentativa e sulmuesit.

36′ Skënderbeu merr “frenat” e lojës dhe provon të shtyjë para, por mbrohet mirë skuadra e Partizanit.

32′ Muzaka provon me një goditje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundon në duart e portierit Hoxha.

27′ Momente tensioni në zonën e Skënderbeut. Marko Radas kapet me Bruno Telushit. Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit Koçi që situata të qetësohej.

26′ Kartoni i parë i verdhë i takon Skënderbeut. Guedj ndëshkohet për shkak të një ndërhyrje me bërryl ndaj Asanit.

19′ Pranë golit Skënderbeu. Muzaka dhe Oto Xhon, nuk arrijnë të shtyjnë topin në rrjetë pas topit të harkuar nga Marko Radas.

18′ Belica ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gripshit. Futbollistët e Skënderbeut kërkojnë ndëshkimin me kartonin e verdhë, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi.

14′ Rifillon takimi, korçarët kërkojnë të fitojnë terren pas nisjes jo të mirë.

13′ Ndalet loja në Korçë, tifozët e Skënderbeut gjuajnë me topa bore lojtarët e Partizanit.

11′ Drithërima në portën e Skënderbeut. Teqja bën një dalje të gabuar pas topit të harkuar nga këndi, topi shkon te Telushi, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet sërish në këndore.

10′ Bruno Telushi provon me një goditje potente nga distanca, por topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut. Goditje këndi për Partizanin.

9′ Bruno Dita provon të nisë me një top të gjatë nga mesfusha Gripshin, i cili nuk kontrollon siç duhet duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

3′ GOOOOL PARTIZANI. Zhbllokohet sfida. Mala kalon në avantazh të kuqtë. Pas një asisti mjaft të bukur nga Asani, Mala nuk ka falur nga brenda zonës duke mposhtur portierin Teqja. 

2′ Skënderbeu e nis në sulm ndeshjen dhe jep sinjalin e parë të rrezikshëm në portën e të kuqve me Kristi Vangjelin, por grushton portieri Hoxha.

1′ Ka nisur me një minutë heshtje në nder të legjendës Vasillaq Zëri, supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba, Abazi, Muzaka, Dita, Guedj, Gripshi, Hoxhaj, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

bandicam 2019-01-25 16-28-31-162

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Kardozo, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

bandicam 2019-01-25 16-29-48-668

Gjyqtar: Andi Koçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"