VIDEO/ “Paqe” në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 21:30

VIDEO/ “Paqe” në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim pa gola, supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës mes Teutës dhe Dinamos, sfidë kjo e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

bandicam 2021-09-25 14-49-38-512

Një duel i ekuilibruar, ku të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim, të dyja skuadrat ndajnë të njëjtën kuotë pikës, nga 5 secila. Në sfidën e radhës, Dinamo do të ndeshet e Partizanin, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Teuta do të jetë mysfaire ndaj Kukësit.

FT: TEUTA-DINAMO 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Siljanovski është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.

88′ Tjetër zëvendësim te Dinamo, largohet kapiteni Ibraimi, vendin e tij e merr Edis Maliqi.

86′ Zëvendësim te Teuta, largohet Kuembemba, vendin e tij e merr Zogaj.

82′ Zëvendësim te Teuta, largohet Xhekson, vendin e tij e merr Kotobelli.

82′ Akuah është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

78′ Gruda për pak sa nuk befason, pas një dalje jo të studiuar të portierit Harizaj.

76′ Momente paniku në zonën e Dinamos, Teuta është hedhur përpara në kërkim të fitores.

72′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Demiri i dëmtuar, vendin e tij e merr Patrik Bardhi.

70′ Teuta hidhet në sulm në kërkim të golit, por mbrohen mirë futbollistët e Dinamos.

65′ Demiri është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.

63′ Dalje e bukur e Dinamos, teksa Çinedu provon brenda zonës, por gabon me gjuajtjen e tij.

62′ Sidibe është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

61′ Nisje e shpejtë e Kumbembës, që provon me një gjuajtje me të majtën brenda zonës, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkoi drejt e në duart e portierit.

60′ Zëvendësim te Teuta, largohet Gjiorgev, vendin e tij e merr Gruda.

57′ Tjetër shans i artë për Dinamon, por as Sofranak, as Samake, nuk arrijnë të shtyjnë drejt rrjetës, një harkim fantastik të Ibraimit.

55′ Pranë golit Dinamo me Agim Ibraimin, që provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij, grushtohet me vështirësi në këndore nga Qirko.

54′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mihanës.

52′ Provon Kallaku me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga Harizaj.

50′ Të dy skuadrat kërkojnë me ngulm golin e avantazhit. Por mungojnë rastet flagrante në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Zëvendësim te Dinamo, largohet nga fusha Skuka i dëmtuar, vendin e tij e merr Mihana.

38′ Minuta të mira për Teutën që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Dinamos, por pa mundur të gjejnë dot golin e avantazhit.

33′ Sërish rrezikshëm Teuta, me Pepi Gjiorgev, që provon me kokë, pas harkimit të Kallakut nga këndi, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

29′ Drithërima në portën e Harizajt! Shtylla i mohon golin e avantazhit kapitenit Sherif Kallaku. Mesfushori u fut bukur brenda zonës, provoi me të majtën, por topi u ndal në shtyllë.

25′ Mundësi e mirë për Teutën, që provon me Gjiorgev që gjuan me kokë brenda zonës, pas harkimit nga e majta, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

24′ Çinedu ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj portierit Qirko, gjyqtari akordon faull në sulm. Më kërkues dinamovitët në këto minuta.

22′ Samake provon të surprizojë kampionët me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga një prej mbrojtësve durrsakë.

20′ Minuta të qeta, loja është e fokusuar kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

12′ Provon edhe Teuta me Gjiorgev, por tentativa e tij ndalet lehtësisht nga portieri Harizaj.

10′ Agresive Dinamo në këto minuta. Skuadra e Bledi Shkëmbit merr frenat e lojës në dorë. Kampionët e Teutës hasin vështirësi në daljen përpara.

5′ Pranë golit Dinamo, me mbrojtën Sofranac, fantastik Qirko që i mohon avantazhin kryeqytetasve, duke grushtuar topin në këndore.

4′ Durrsakët e Martinit, shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke avancuar në zonën e Dinamos, që mbrohet mirë.

1′ Starton dueli në “Arena Egnatia”, Dinamo luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Selmani, Xhekson, Idrizaj, Aleksi, Daja, Akuah, E.Vila, Kallaku, Gjorgiev, Koubemba. Trajner: Edi Martini

DINAMO: Harizaj, Siljanovski, Isaevski, Imami, Sofranak, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Samake, Skuka, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi

GJYQTARË: E.Hamiti, R.Çokaj (Lezhë), T.Kasa (Vlorë)

VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Dojando Myftari (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"