VIDEO/ Nxori kundërshtarin me karton të kuq, Çekiçi bën protagonistin në fitoren dramatike të Pendiksporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 20:34

VIDEO/ Nxori kundërshtarin me karton të kuq, Çekiçi bën protagonistin në fitoren dramatike të Pendiksporit

Pendikspori i Endri Çekiçit arriti një fitore dramatike në shtëpi ndaj Istanbulsporit. Një gol i shënuar në minutën e 90+7 nga Akbunar, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së mesfushorit shqiptar, ndaj ekipit të vendit të fundit. 

CEKICI

Pogradecari e nisi nga stoli këtë duel teksa u aktivizua në minutën e 67-të. Çekiçi u bë protagonist në minutën e 75-të, ku pas një ndërhyje të gabuar ndaj tij, futbollisti i Istanbulsporit, Vorobjovas, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa la ekipin me 10 lojtarë duke i bërë më të lehta minutat e mbetura Pendiksporit.  

CEKICIIII

Vlen të theksohet se te skuadra e Istanbuspor, futbollisti i vetëm me origjinë shqiptar i mbetur në këtë fazë të sezonit është mesfushori Loshaj, i cili ishte titullar, por pa mundur të lerë gjurmë. Gjithashtu nga minuta e parë u aktivizua dhe ish-futbollisti i Egnatias, braziliani Xhekson.  

KARTONI I KUQ I ISTANBULSPORIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"