VIDEO/ “Nuk e quajtën majmun por të çmendur”, Ançeloti në debat me gazetarët: Ka probleme serioze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 12:23

VIDEO/ “Nuk e quajtën majmun por të çmendur”, Ançeloti në debat me gazetarët: Ka probleme serioze

Ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit u kthye në një arenë të turpshme, ku shumë tifozë po ofendonin në kor futbollistin e Realit, Vinisius Zhunior.

aNCELOTI

Kjo ka bërë që të ketë tension edhe mes futbollistëve, por gjithashtu edhe në konferencën për shtyp të Ançelotit me gazetarët. Këta të fundit, kanë tentuar të ndryshojnë koret, duke shpjeguar se nuk është thirrur majmun (mono) por i çmendur (Loco). Diçka e tillë, nuk i ka pëlqyer Ançelotit që ka kritikuar jo pak.

“Jam shumë i zemëruar. Ajo që ndodhi sot është e turpshme. I gjithë stadiumi e quajti Vinisius majmun dhe unë mendoj se La Liga ka një problem shumë serioz me këtë. E pyeta Vinisius nëse donte të vazhdonte të luante, por gjithashtu duhej t’i thosha se nuk ishte fajtori, ai ishte viktima dhe nuk është e drejtë që viktima duhet të largohet nga situata. Gjyqtari më tha se aktivizoi protokollin për abuzim racist, por nuk më duket zgjidhje, sepse tashmë e di që asgjë nuk do të ndodhë.

Gjyqtari aktivizoi protokollin për abuzim racist. A do ta pezullonte lojën sepse e quajtën dikë idiot? Jo. Është për shkak se ka pasur abuzim racist”, tha Ançeloti në konferencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"