VIDEO/ Një shkodran e Hrkaç “mbysin” Vllazninë, Teuta fiton “finalen” e shpreson tek mbijetesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 20:56

VIDEO/ Një shkodran e Hrkaç “mbysin” Vllazninë, Teuta fiton “finalen” e shpreson tek mbijetesa

Teuta arriti një fitore jetike në “Niko Dovana” të Durrësit, teksa mposhti pastër me shifrat 2-0, Vllazninë, në një “finale” për mbijetesën në Kategorinë Superiore. Dy gola në pjesën e parë, i mjaftuan ekipit të Begejës, të marrë 3 pikë të arta, teksa gjendet në zonën e ftohtë të tabelës.

teutaaa

Ai që zhbllokoi shifrat ishte Hrkaç, që shfrytëzoi një dalje jo të studiuar mirë nga Sherri në një goditje këndi, dhe me kokë nuk fali. Më pas, teksa pjesa e parë po mbyllej, në sekondat e fundit, ishte Hakaj që dyfishoi, pas një aksioni të bukur të durrsakëve, edhe pse nuk festoi, përballë ish-skuadrës së tij.

Në të dytën, Vllaznia tentoi të reagonte, por pa pasur raste konkrete dhe të pastra. Teuta administroi shumë mirë avantazhin e dyfishtë, dhe në fund doli me 3 pikë nga kjo “finale”.

Capture

 

Teuta-Vllaznia 2-0

Gol: Hrkaç 32′, Hakaj 45+2′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Teuta-Vllaznia 2-0

 

90′ 5 minuta shtesë.

88’ Faull nga Mersini në mesin e fushës, merr edhekartonin e verdhë.

86’ Edhe Begeje bën ndërrimin e tretë. Del nga fusha Dediç, futet Bilali.

82’ Gjoka kryen edhe zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Malota futet për Krymin.

gaoj

77’ Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë për një bërryl në fytyrë ndaj Hakajt.

75’ Ndërrimi i parë në radhët e durrsakëve. Alhasan largohet për Mustafov.

Capture

68’ Edhe Kalaja në fushë për shkodranët, largohet Tafili.

67’ Aksion i shpejtë i shkodranëve, me Ribajn dhe Çinarin, në fund topi shkon tek Sukaj, por ky i fundit bllokohet.

66’ Tafili nga një goditje e lirë nga shumë larg portës, provon direkt por pa probleme për portierin e Teutës.

62’ Çinari i sapo futur provon nga distanca, por topi drejt e në duart e Moçkës.

60’ Dediç provon nga goditja e dënimit, por topi kthehet në hyrje të zonës nga shkodranët. Më pas, Çyrbja godet përsëri, por jashtë portës.

59’ Lëvizja e parë e Gjokës. Nxjerr Likën, në fushë Çinari.

52’ Sukaj tenton nga hyrja e zonës, por pa sukses.

46′ Nis edhe pjesa e dytë. Skuadrat në fushë siç e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Vllaznia 2-0

hakaj

45+2’ GOOOL Hakaj. Latif bën një depërtim të bukur në mbrojtjen e shkodranëve, godet por Sherri pret në tentativën e parë. Më pas, Hakaj që ndjek aksionin me portën e boshatisur, nuk fal.

45′ 2 minuta shtesë.

36’ Gjorgjevski ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Ribajt.

teutaa

32’ GOOOOL Hrkaç shënon me kokë pas një goditje këndi, ku përfiton edhe nga një dalje jo e mirë e Sherrit.


20’ Latif shërben për Hilën në hyrje të zonës, por topi ndalet nga mbrojtja shkodrane.

19’ Tjetër tentativë, po nga jashtë zone e Vucajt, këtë herë topi përfundon larg portës.

Capture

16’ Sukaj godet me majën e këpucës, në mënyrë të pavullnetshme, Çyrbjan. Fair-play i shkodranit që ndal lojën, dhe lojtarit të Teutës i duhet ndihma mjekësore.

15’ Vucaj godet përsëri, këtë herë pothuajse nga mesi i fushës, por Moçka pozicional.

14’ Përplasje mes Çyrbjes dhe Mersinit, arbitri maltez akordon faull për durrsakët. Proteston Gjoka.

12’ Krymi provon me një goditje nga shumë larg zonës, por topi shkon mbi traun e portës së Moçkës.

11’ Top i gjatë për Ribajn, por Moçka del nga kuadrati dhe spastron me kokë.

8’ Vucaj provon nga distanca, por gjuajtja e tij është qendrore dhe e lehtë për Moçkën.

4’ Ribaj avancon bukur nga krahu i majtë, shërben në qendër për Sukajn, por goditja e shkodranit lë për të dëshiruar, pasi përplaset në tokë.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

FORMACIONET

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, Bilali, Hrkaç, Hakaj, Alhsan, Hila, Çyrbja, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Krymi, Lika, Tafili, Vucaj, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Malkolm Spiteri (Maltë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"