VIDEO/ Nga një gol në secilën pjesë vendos derbin, “paqe” mes tensionit në Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 0:03

VIDEO/ Nga një gol në secilën pjesë vendos derbin, “paqe” mes tensionit në Tirana-Partizani

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është mbyllur në barazimin 1-1, në një sfidë me shumë luftë dhe tension në “Air Albania”.

TIRANA-PARTIZANI1

Ashtu siç ndodh zakonisht në derbi, ndeshja ka prodhuar luftë, por shumë pak raste për t’u shënuar, pasi dy skuadrat ishin më të kujdesshme për të mos pësuar. Megjithatë, bardheblutë u shfaqën më kërkues në një pjesë të parë të dominuar thuajse tërësisht ku edhe gjetën golin me Hasanin.

Në fraksionin e dytë, Partizani rriti ritmin dhe tentoi t’i afrohej më shumë portës ë Abdullahit, në një sfidë që u tensionua edhe nga ndërhyrjet e ashpra dhe një sherr i vogël, derisa erdhi goli i Kekos për të kuqtë.

Palët tentuan të tundin përsëri rrjetën, por pa sukses, duke bërë që derbi i dytë i këtij sezoni të mbyllej me një barazim që ndryshon pak gjëra në situatën e ekipeve në renditjen e kampionatit.

TIRANA-PARTIZANI 1-1
28′ Hasani / 79′ Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+3’ Janjeva merr vendin e Muratajt te Partizani në fundin e ndeshjes.

90’+1’ Përgjoni nga e djathta hyn në zonë dhe pason në qendër por as Kaina dhe as Haxhiu nuk devijojnë dot para Qirkos. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

84’ Edhe Maget ndëshkohet me karton të verdhë.

83’ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

83’ Rrapaj i lë vendin në fushë Buxhelajt te Partizani.

82’ Haxhiu dhe Kaina marrin vendin e Latifit dhe Metës në radhët e Tiranës.

82’ Rrapaj nga e majta gjen hapësirë dhe lëshon një diagonale të fortë që kalon jo shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

79’ GOOOL PARTIZANI! Murataj nga e majta gjen një korridor në zonë ku Keko i vetëm nuk gabon duke barazuar shifrat. (VIDEO)

78’ Keko provon menjëherë portën me një gjuajtje nga e djathta, pa gjetur katërkëndorin e bardhebluve.

77’ Pas një goditje këndi Hoxhallari provon me roveshatë, por sfera ndalet në duart e Qirkos. (VIDEO)

75’ Mensah dhe Keko hyjnë në fushë për Bintsuka dhe Taipin në radhët e Partizanit.

72’ Të kuqtë protestojnë për një prekje të topit me dorë të Najdovskit në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

69’ Plas sherri në fushë mes Dokës dhe Rrapajt pas një ndërhyrje të ashpër të mesfushorit të Partizanit. Pas rrëmujës në fushë, gjyqtari u tregon të dyve kartonin e verdhë. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

64’ Goditje dënimi në kufijtë e zonës në të majtën për Partizanin, gjuajtja e Rrapajt ndalet nga Florent Hasani i kthyer në ndihmë të mbrojtjes.

57’ Murataj nga e djathta harkon në zonë për Bintsuka, gjuajtja e tij me kokë është shumë larg portës së Abdullahut.

51’ Karton i verdhë për Metën pas një faulli ndaj Rrapajt.

50’ Përsëri bardheblutë janë ata që rrezikojnë, këtë herë me Hasanin i cili nuk pason për shokët e skuadrës duke gjuajtur vetë dhe duke gjetur devijimin jashtë të Mehmetit. (VIDEO)

48’ Latifi fal golin e dytë me portën thuajse të boshatisur pas një asisti të artë të Najdovskit. (VIDEO)

46’ Sembene ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë, pas një goditje me bërryl ndaj Hasanit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë me aktivizimin e Mba në vend të Carës.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+5’ Bintsuka niset me shpejtësi në të djathtën, por as nuk gjuan dhe as nuk pason, duke dalë me topin jashtë në fundore pas një kontakti me Najdovskin. (VIDEO)

45’+2’ Rrapaj gjuan nga jashtë zonës, Hoxhallari devijon në këndore. (VIDEO)

46′ Jepen 7 minuta shtesë.

45’ Aksion shumë i shpejtë i Abazajt në të djathtë, ai kalon Atanaskoskin dhe përpiqet të gjuajë në zonë, por bllokohet nga mbrojtësit.

43’ Një top i gjatë për Carën në zonë, ai nuk kontrollon siç duhet dhe Abdullahu i rrëmben sferën në këmbët e tij. (VIDEO)

42’ Rrapaj nga distanca lëshon një gjuajtje të fortë, pa shënjestrën e duhur pasi sfera kalon shumë lart mbi traversë.

41’ Një tjetër harkim nga e djathta gjen Hoxhallarin në zonë, gjuajtja e tij me kokë nuk shqetëson Qirkon.

38’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë. Ndëshkim edhe për trajnerin Ahmataj për protestat pas këtij vendimi.

37’ Gjyqtari Juxhin Xhaja kërkon që të mos hidhen më sende në fushë dhe bllokon vijimin e ndeshjes derisa të qetësohet situata.

35’ Prej disa minutash, vazhdimësia normale e ndeshjes është prishur pasi tifozeritë e dy skuadrave hedhin sende të forta në fushë, duke goditur Najdovskin nga një anë dhe Qirkon në tjetrin.

28’ GOOOL TIRANA! Harkim në zonë përsëri nga e djathta, Hasani gjuan dhe mposht Qirkon. (VIDEO)

26’ Harkim i Dokës nga e djathta,  Latifi gjuan lehtë me kokë në duart e Qirkos.

24’ Hasani nis Abazajn në zonë, ky i fundit shtyn topin më shumë se sa duhet dhe e çon në duart e Qirkos.

21’ Hasani tenton si zakonisht nga jashtë zonës, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e vëmendshme e të kuqve.

17’ Latifi rrëzohet në tokë pasi merr një goditje në fytyrë nga Sembene, sfida vijon pa ndëshkim për mbrojtësin e të kuqve pasi vlerësohet e pavullnetshme. (VIDEO)

15’ Partizani ka një goditje dënimi interesante pranë zonës në të djathtën, harkimi i Rrapajt gjen Hasanin i cili largon sferën.

12’ Taipi nga e majta provon të harkojë në zonë por gabon duke çuar sferën në anësore në anën tjetër të fushës.

11’ Atanaskoski provon me një harkim në zonë, Najdovski largon në anësore me shpejtësi.

9’ Latifi niset nga e majta pas një topi në thellësi, por mbrojtja e Tiranës e vendos në pozicion jashtë loje.

6’ Hasani nga e majta tenton një gol spektakolar por kalon sferën mbi traversën e portës së Partizanit. (VIDEO)

3’ Aksioni i parë i rrezikshëm i bardhebluve, harkimi në zonë nga e djathta çon topin te Meta i cili gjuan nga distanca, pa gjetur portën e Qirkos.

1’ Ndeshja ndërpritet menjëherë pas pak sekondash për t’i ardhur në ndihmë Bintsuka pas një përplasje në mesfushë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”, 8 minuta me vonesë.

Ora 19:06 – Pritet qw tw qartësohet pamja në stadium që të nisë zyrtarisht sfida mes dy skuadrave.

Ora 19:04 – Vonon starti i ndeshjes për shkak të fishekzjarrëve në stadium.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.

Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

000000000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"