VIDEO/ Nedim Bajrami në superformë, shënon dhe ngjit Empolin në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 15:49

VIDEO/ Nedim Bajrami në superformë, shënon dhe ngjit Empolin në Serinë A

Nedim Bajrami është bërë protagonist ditën e sotme, teksa ka vulosur në 4-0 fitoren e thellë të skuadrës së tij Empoli kundër Kosenzës.

 

bajrami

Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 64-ët të takimit golin e 4-t dhe të nokautit, ndërkohë që Empoli ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë A.


Ishte vetë trajneri i Empolit, Alesio Dionisi, i cili ditën e djeshme u shpreh se Bajrami me cilësitë e tij është lojtar për futbollin elitar, dhe ditën e sotme ka ardhur shpërblimi nga mesfushori 25 vjeçar.

Viti tjetër do të jetë i nxehtë për mesfushorin kuqezi teksa pritet të luajë mes ekipeve dhe futbollistëve më elitare të Italisë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"