VIDEO/ Momente emocionuese, legjenda Erikson nuk mban dot lotët gjatë nderimit nga tifozët e skuadrës së Arbnor Muçollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 17:31

VIDEO/ Momente emocionuese, legjenda Erikson nuk mban dot lotët gjatë nderimit nga tifozët e skuadrës së Arbnor Muçollit

Legjenda suedeze e trajningut, Sven Goran Erikson, ka treguar pak kohë më parë se vuan nga një tumor në fazën terminale, ndaj nuk i mbeten shumë muaj jetë. Që nga ai moment, bota e futbollit është munduar vazhdimisht të nderojë një figurë e cila ka bërë emër në fushat e lojës në pankinë, por edhe në vitet kur luante vetë futboll.

erikson mucolli

Nderimin më special ia ka bërë në fundjavën e kaluar tifozeria e klubit të Goteborgut, ku ai ka qenë futbollist për shumë vite. Erikson ishte i ftuari i nderit në tribunë për ndeshjen e ekipit ku luan Arbnor Muçolli, ndaj skuadrës së Norrkoping.

Para hyrjes së ekipeve në fushë, Erikson, i cili ecte më vështirësi, u shoqërua në mesin e fushës, duke dëgjuar koret e tifozerisë, teksa ultrasit shpalosën një koreografi gjigande me foton e tij kur ishte futbollist i kësaj skuadre. Suedezi nuk mbajti dot lotët në këto momente emocionuese që bënë xhiron e rrjetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"