VIDEO/ Milani luan pritës në derbi, por stadiumi rrethohet nga tifozët zikaltër. Kuqezinjtë i presin me vërshëllima dhe sharje në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 19:39

VIDEO/ Milani luan pritës në derbi, por stadiumi rrethohet nga tifozët zikaltër. Kuqezinjtë i presin me vërshëllima dhe sharje në “San Siro”

Derbi i Milanos sot mund të jetë vendimtar për titullin kampion, pasi në rast fitoreje, mund t’i dhurojë zikaltërve të Simone Inzagit automatikisht suksesin në Serinë A dhe yllin e dytë në fanellë. Milani është pritës në këtë sfidë, por vetëm në teori, pasi në praktikë mund të jetë i detyruar ta luajë ndeshjen jashtë fushe.

39a368c16e513ed7645c05591fd9c836-33635-oooz0000

Kjo shihet qartësisht që te situata rreth stadiumit “San Siro” ku skuadrat i ka pritur një numër i madh tifozësh të Interit.

Zikaltrit kanë mbushur ambientet rreth stadiumit në pritje të ndeshjes dhe me mbërritjen e autobusit të Milanit, lojtarëve ë këtij të fundit nuk do u jetë dukur aspak si një atmosferë ndeshjeje në shtëpi. Kjo, pasi ata u pritën me vërshëllima dhe fyerje nga mbështetësit e shumtë zikaltër që ishin jashtë impiantit.

Ndërkohë, pritja e Interit ishte triumfuese, pasi tifozët nisën koret për skuadrën e zemrës dhe ndezën flakadanë, duke bërë gati që më përpara festën për titullin.

Një situatë e cila qartësisht paralajmëron se edhe brenda në stadium, mund të ketë një pamje të njëjtë, me Milanin si pritës në këtë ndeshje, por me tribunat e ngjyrosura zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"