Postuar: Korrik 16, 2023 | 14:10
VIDEO/ Mesfushori rikthehet pas 1 viti, Vllaznia i uron mirëseardhjen Ardit Krymit
Ardit Krymi është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë, pas aventurës në kampionatin bjellorus, me skuadrën e Shkhtor Soligorsk.

Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare. Por sot klubi i ka dhuruar mirëseardhjen mesfushit përmes një video.
Ai shfaqet në ambientet e klubit teksa më pas del në fushë për të shikuar pjesën tjetër të ekipit. Në fund Krymi shfaqet i veshur me fanellën e re.
PANORAMASPORT.AL













