VIDEO/ Melo dhe Sobouale bëjnë “ligjin” në shtëpi, Laçi mposht lehtësisht Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 23:47

VIDEO/ Melo dhe Sobouale bëjnë “ligjin” në shtëpi, Laçi mposht lehtësisht Skënderbeun

Laçi ka mposhtur Skënderbeun në shtëpi në sfidën e vlefshme të javës së tetë të Superiores.

laci skenderbeu

Sfida u zhbllokua në minutën e 42′ nga Melo dhe në të 56′ Sobouale dyfishoi shifrat duke vulosur edhe sfidën.

Pavarësisht tentativave për të barazuar, Skënderbeu nuk ja doli të merrte pikë. Kështu sfida mbyllet me fitoren e skuadrës së Mirel Josës.

REZULTATI 

LAÇI 2-0 SKËNDERBEU

Melo 42′, Sobouale 56′ 

NGJARJET KRYESORE:

90’+5′ Mbyllet dueli!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

79’ Ujka lëshon predhën drejt portës, Alia bën një pritje shumë të mirë. (VIDEO)

76′ Tresa gjuan drejt portës por topi shkon jashtë. (VIDEO)

73’ Ujka gjuan nga jashtë zonës, por topi përplaset tek Prençi dhe ky i fundit largon rrezikun.

63′ Tre zëvendësime nga të dyja skuadrat! Nga Laçi largohet Melo dhe futet Barjamaj. Nga Skënderbeu largohen Gerço dhe Ramos, ka minuta për Zenullarin dhe Jurin.

60’ Liço gjuan me të majtën potente, por Dajsinani i thotë jo golit. (VIDEO)

56′ GOOOL LAÇI 2-0/ Sobouale përfiton nga asisti i Alias dhe shënon golin e dytë për kurbinasit. (VIDEO)

54’ Ujka dhe Melo kanë mundësi të mira për të dyfishuar shifrat por nuk arrijnë të finalizojnë me gol. (VIDEO)

50′ Manellari shkakton faull ndaj një futbollisti të Skënderbeut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

49’ Liço godet drejt portës, por Dajsinani bën një pritje të mirë. (VIDEO)

48’ Liço shkakton faull ndaj Melo dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Nis pjesa e dytë, ka ndryshime nga Skënderbeu. Largohet Pecani futet Sebastine.

45+1′ Nikaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

42′ GOOOL LAÇI 1-0/ Melo lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila shkon në cepin e portës që nuk u ndal dot nga Alia. (VIDEO)

41′ Rashica rrëzohet brenda zonës dhe proteston për faull, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

23′ Tresa pengohet në zonë dhe proteston për penallti, por gjyqtari lë topin të vazhdojë. (VIDEO)

22′ Tresa godet dhe Randi e bllokon topin në dy kohë. (VIDEO)

15′ Ujka provon me një tetaivë surprizuese nga goditja e dënimit, por Alia arrin ta ndalë. Më pas Sobouale del huq dhe nuk godet dot kuadratin. (VIDEO)

11′ Nikaj hyn bukur brenda zonë dhe godet nga shumë afër portës, por Dajsinani i mohon golin korçarëve. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Laç!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kuirti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale.

Trajner: Mirel Josa

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2023-10-08 at 13.31.34

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"