VIDEO/ “Mama Mia, Roko Vata”, komentatori italian befasohet nga tripleta e djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 23:10

VIDEO/ “Mama Mia, Roko Vata”, komentatori italian befasohet nga tripleta e djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare

Talenti me origjinë shqiptare, Roko Vata, dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme me fanellën e Irlandës U-21 në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 0-7.

vata roko

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte plot 3 gola në këtë përballje, duke u zgjedhur dhe lojtari më i mirë i sfidës. Vata shënoi golin e katërt për Irlandën në minutën e 62-të, të pestin në minutën e 64-t si dhe golin e shtatë që vulosi sfidën në minutën 90+2.

Të shumta kanë qenë elozhet në rrjetet sociale, për talentin shqiptar që përfaqëson 21-vjeçarët e Irlandës, por ato që spikatën më shumë ishin fjalët e komentatorit italian, i cili tha: “Mama Mia, Roko Vata”. Ai iu referua gjuajtjes nga distanca në golin e tretë.

GOLAT E ROKO VATES

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"