VIDEO/ Malaga rikthehet në stërvitje, shikoni sa i lumtur kërcen Keidi Bare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 21:56

VIDEO/ Malaga rikthehet në stërvitje, shikoni sa i lumtur kërcen Keidi Bare

Skuadra e Malagës është rikthyer të stërvitet në grup këtë të hënë, sipas urdhrave të qeverisë, me synimin për të rifilluar sezonin në La Liga 2 së shpejti.

keidi bare

Te skuadra e Malagës luan dhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare, i cili mesa duket është tepër i lumtur që po rikthehet të stërvitet në fushë me shokët e ekipit.

entrevista_keidi_bare_003-1

Kjo lumturi është reflektuar edhe në videon e postuar nga klubi i tij në Instagram, ku Bare shihet më shumë duke kërcyer sesa duke u stërvitur.

“Kjo është ndjesia kur e di që do të kesh mundësi të prekësh topin përsëri me disa nga shokët e tu të ekipit,” shkruan Malaga.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"