VIDEO/ Lot gëzimi dhe delir, shikoni festën e çmendur të Majorkës pas ngjitjes në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 17:07

VIDEO/ Lot gëzimi dhe delir, shikoni festën e çmendur të Majorkës pas ngjitjes në La Liga

Mbrëmjen e djeshme, Majorka ka bërë një përmbysje spektakolare ndaj Deportivo La Korunjës dhe kështu është kthyer në La Liga pas 6 vitesh.

mallorrr

Skuadra ishullore fitoi 3-0 dhe përmbysi rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë. Në fund të takimit, as vet lojtarët nuk e besonin përmbysjen e madhe që bënë dhe kanë shpërthyer në lot gëzimi.

Shumica e tyre kanë qarë dhe tensionin e nxorën në dhomat e zhveshjes, ku kanë festuar si të çmendur.

Kështu Majorka është rikthyer në La Liga mes më të mirëve, pas 6 vitesh, pra prej sezonit 2012-2013.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"