Fagu, me ndryshime të detyruara në formacion/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 20:45

Fagu, me ndryshime të detyruara në formacion/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Laçit

Tirana do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje. Jashtë do të jenë dy titullarët e mesfushës. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Fjoart Jonuzin. Dy mesfushorët hapin një gropë të madhe në mesin e fushës dhe për këtë rast Fagu duhet të bëjë një zgjedhje të madhe.

FAGU

Me shumë mundësi ai do të aktivizojë Metën dhe Jakun, ndërsa nga ana tjetër mund të ketë ndryshime si në skemën e lojës me ekipin që do të kthehet të luajë me katër mbrojtës dhe tre sulmues. Në dyshim është edhe Patrik, ndërsa në vendin e tij mund të jetë Nikqi.

TIRANA FORMACIONI I MUNDSHEM

Tirana duhet të shkojë në “Final 4”, por në fillim duhet të fitojë tri takimet e mbetura kundër Laçit, Vllaznisë dhe Egnatias. Të tri skuadrat kanë nga një të veçantë. Dy të fundit kryesojnë kampionatin dhe janë para Tiranës, por bardheblutë ia kanë dalë që të fitojnë, ndërsa me kurbinasit historia është ndryshe.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"