Postuar: Qershor 15, 2023 | 13:05
VIDEO/ Kombëtarja vijon përgatitjet për Moldavinë, Veseli rikthehet në stërvitje me grupin
Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Kuqezinjtë kanë zhvilluar paraditen e sotme një seancë stërvitore, aty ku për Silvinjon ka pasur lajme të mira nga futbollistët e grumbulluar.

Frederik Veseli që ditën e djeshme kishte shfaqur problemet, është rikthyer në stërvitje me grupin dhe duket se i ka lënë pas shqetësimet. Ditën e sotme, kuqezinjtë janë stërvitur fillimisht në palestër e më pas kanë zbritur në fushën e bletë për seancën e parë stërvitore.
Pasdite, është planifikuar edhe një tjetër seancë stërvitore. Ditët e fundit, skuadra ka marrë ngarkesën maksimale pasi stafi teknik ka intensifikuar përgatitjet.
PANORAMASPORT.AL













