VIDEO/ “Kënaqni sytë”, ja si festuan “Plisat” e Prishtinës pas kualifikimit të Shqipërisë si e para e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 21:00

VIDEO/ “Kënaqni sytë”, ja si festuan “Plisat” e Prishtinës pas kualifikimit të Shqipërisë si e para e grupit

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në “Air Albania”, në duelin ndaj Ishujve Faroe, për shkak të mos pajisjes me bileta, tifogrupi “Plisat” e Pristhinës, e kanë festuar në mënyrë fantastike kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në EURO 2024, si vend i parë i grupit në kualifikueset.

-640-0-plisat-1700681811

Një atmosferë vërtet elektrizuese e krijuar në kryeqytetin e Kosovës. “Kënaqni sytë” ishte mbishkrimi në videon e postuar në faqen zyrtare në “Facebook”. 

POSTIMI I PLOTË I PLISAVE:  

Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. 

Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani! 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"