VIDEO/ Interi vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, likuidon edhe Bolonjan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:41

VIDEO/ Interi vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, likuidon edhe Bolonjan

Interi ka mposhtur 3-1 Bolonjan në “Giuseppe Meazza”.

inter 1

 

Skuadra zikaltër ka mundur skuadrën bolonjeze me një lojë bindëse dhe arriti fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Golat për të besuarit e Antonio Kontes u shënuan nga Romelu Lukaku në minutën e 16’ dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e dyfishtë me autor Ashraf Hakimin në minutën e 45’.

Shifrat u ngushtuan në minutën e 67′ ku për bolonjezët shënoi Vinjato. Golin e tretë dhe të fitores për zikaltërit e shënoi përsëri Ashraf Hakimi i cili kompletoi dopietën e tij në minutën e 70’.

Me këtë fitore Interi shkon në vendin e 2, duke i bërë presion Milanit pasi ndodhet 2 pikë larg edhe pse me një ndehsje më pak kuqezinjtë e Piolit.

FT| INTER-BOLONJA 3-1

Lukaku 16′, Hakimi 45′, 70’/ Vinjato 67′

FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Vidal, Brozoviç, Galiardini, Perisiç; Sançez, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

BOLONJA – (3-5-2): Skorupski; Medel, Danilo, Tomijasu; De Silvestri, Svanberg, Sohuten, Soriano, Hikej; Palasio, Barrou. Trajner: Sinisa Mihajloviç.

PANORAMASPORT.AL