VIDEO/ Incident i shëmtuar në Korçë, trajneri godet me shpullë volejbollisten e Skënderbeut 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 23:05

VIDEO/ Incident i shëmtuar në Korçë, trajneri godet me shpullë volejbollisten e Skënderbeut 

Një incident i shëmtuar dhe aspak sportiv është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos, teksa është duke bërë xhiron e rrjetetit. 

Capture-12

Në videon që po shpërndahet me shpejtësi, shihet se trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, teksa kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.

 

Kurrsesi të tilla veprimesh nuk kanë vend në ambiente sportive. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për ekip vajzat në moshë të vogël.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"