VIDEO/ “I madh Asllaaaa”, goli i mesfushorit zgjidhet si më i bukuri i muajit nga tifozët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 23:11

VIDEO/ “I madh Asllaaaa”, goli i mesfushorit zgjidhet si më i bukuri i muajit nga tifozët e Interit

Kristjan Asllani ka mbyllur në muaj mars mjaft të mirë në aspektin personal, pasi ka rifituar hapësirat që i mungonin te Interi duke u aktivizuar më rregullisht. E mbi të gjitha, ka gjetur edhe golin që e kërkonte prej kohësh me fanellën zikaltër.

asllani

Mesfushori shënoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Xhenoas, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 2-0 në ndeshje jo pak të komplikuar. Një gol i cili tashmë është përzgjedhur si më i bukuri i muajit mars nga tifozët zikaltër.

Ka qenë vetë klubi i Interit i cili ka bërë të ditur rezultatin e votimit me mesfushorin që ishte më i votuari nga ndjekësit. “I madh Asllaaaa”, shkruante Interi përkrah videos së golit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"