VIDEO/ Historike për Serinë A! Interi fiton titullin në derbin me Milanin dhe vendos yllin e dytë në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 23:55

VIDEO/ Historike për Serinë A! Interi fiton titullin në derbin me Milanin dhe vendos yllin e dytë në fanellë

Interi është shpallur sot kampon i Italisë për herë të 20 në historinë e vet, me një ndeshje që do të kujtohet gjatë në fushën e Milanit. Një titull nuk ishte vendosur asnjëherë më parë në derbin e Milanos dhe sot zikaltrit e bënë realitet.

bandicam 2024-04-22 22-45-18-012

Skuadra e Inzagit dominoi duelin e sotëm dhe vulosi fatet e sfidës falë golave të Açerbit në pjesën e parë dhe të Turam në të dytën. Gabia zgjoi në fund vendasit, por ishte shumë vonë për të tentuar një përmbysje.

Ndaj me vërshëllimën përfundimtare, Interi festoi titullin e 20 në historinë e vet, duke parakaluar pikërisht kushërinjtë.

MILAN-INTER 1-2

80′ Tpomori / 18′ Açerbi, 49′ Turam

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Interit i cili shpallet matematikisht kampion i Italisë.

90’+8’ Përsëri karton i kuq, këtë herë për Kalabria për goditje me bërryl ndaj Fratezit. (VIDEO)

90’+5’ Plas sherri në fushë me Hernandez dhe Dumfris të cilët ndëshkohen me të kuq. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Ndeshja është tensionuar tashmë me Gabia dhe Tomori të cilët ndëshkohen me karton të verdhë  për ndërhyrjet e tyre.

88’ De Vraj merr vendin e Bastonit te Interi.

85’ Vjen momenti i Asllanit, i cili hyn në fushë të në vend të Çalhanollu. (VIDEO)

83’ Milani i afrohet golit të 2-2, me Zomer i cili bllokon sferën pranë katërkëndorit të tij.

80’ GOOOOOOOOOOOL MILAN! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Gabia me kokë gjuan shtyllën dhe Tomori ndjek aksionin dhe e shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

77’ Fratezi dhe Karlos Augusto hyjnë në fushë në vend të Barela dhe Dimarko te Interi.

74’ Pulisiç ka mundësinë të shënojë me një gjuajtje brenda zonës së zikaltërve, por çon sferën lart mbi traversë. (VIDEO)

68’ Çukvueze dhe Benaser marrin vendin e Adli dhe Loftus-Çik në minutat e mbetura te Milani.

66’ Mjegulla mbi stadium vështirëson shikueshmërinë për të dy skuadrat në këto minuta.

62’ Mkhitarjan provon të gjejë portën duke parë Menja që ka dalë përpara, por ccon sferën jashtë.

59’ Gjuajtje e fortë e Çalhanollu nga distanca, sfera kalon mbi traversë pas devijimit të Menja. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i Lautaros. (VIDEO)

52’ Pioli nuk vonon dhe hedh në fushë Zhiru në vend të Reijnders.

52’ Teo Hernandez mundohet të kthejë në lojë skuadrën e tij, por gjuajtja grushtohet nga Zomer. (VIDEO)

49′ GOOOOOOOOOOOL INTER! Turam merr topin në të majtën dhe pasi shmang Tomorin, gjuan në portë duke mposhtur Menja. (VIDEO)

48’ Milani më agresiv në minutat e parë të pjesës së dytë, duke zhvendosur lojën pranë zonës së zikaltërve në kërkim të barazimit.

46’ Nuk ka zëvendësime në fillimin e pjesës së dytë, rinis dueli.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.

45’+1’ Një ndërhyrje vendimtare e Pavar ndal Leaon i cili ishte nisur drejt portës së zikaltërve

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku një largim i gabuar i Tomori i jep mundësinë Mkhitarjan të gjuajë, por armeni gjen Menja në pozicion. (VIDEO)

40’ Kalabria lëshon një predhë drejt portës zikaltër, i ndalur nga Zomer. (VIDEO)

39’ E pabesueshme se çfarë humb Turam! Barela e gjen të vetëm në zonë, por ai gabon trajektoren e gjuajtjes dhe çon sferën jashtë. (VIDEO)

37’ Sulm i shpejtë i Interit me Barela, Teo Hernandez ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe shkakton faull, duke u ndëshkuar me të verdhë, teksa u jep zikaltërve mundësinë të rrezikojnë me një goditje dënimi pranë zonës.

32’ Lautaro Martinez ndëshkohet me të verdhë pasi çon takat më lart se duhet dhe godet Tomorin.

29’ Musah nis Leaon drejt zonës, sulmuesi portugez shfaqet në pozicionin e preferuar në të majtën dhe tenton diagonalen, por nuk kalon dot Zomer. (VIDEO)

25′ Inzagi nuk i beson syve. Dimarko del bukur nga krahu i majtë dhe e dërgon topin në zonë, atje ku ndodhet Lautaro Martinez, por ky i fundit e gjuan shumë larg drejtëkëndorit duke mos shënuar një gol pothuajse të sigurt. (VIDEO)

22′ Karton i verdhë për Barelën.

21′ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Interin. Dimarko provon të surprizojë Menja me një goditje në portë por ky i fundit e pret pa probleme. (VIDEO)

18′ GOOOOOOOOOOOL INTER! Açerbi shënon me kokë, nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit për t’i dhënë avantazhin zikaltërve. (VIDEO)

16′ Skemë e Interit nga goditja e këndit. Dimarko kroson në zonë por portieri Menja del dhe kontrollon topin.

15′ Kërcënimi i parë i kuqezinjve për këtë sfidë. Musah depërton bukur nga krahu i djathtë dhe dërgon topin në zonë që hiqet nga mbrojttja zikaltër por përfundon në këmbët e Teo Hernandez, ky i fundit godet tokazi por gjuajtja e francezit është e dobët. (VIDEO)

12′ Qarkullime të shumta të topit nga Interi në mesfushë.

9’ Pak momente tensioni në fushë, me Adli dhe Martinez e Mkhitarjan që përplasen. (VIDEO)

7’ Bastoni harkon nga e majta për Darmian, i cili e ul sferën për Lautaro Martinez, por sulmuesi fluturon topin shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

4’ Martinez nis Turam drejt zonës kuqezi, por mbrojtja e Milanit e ndal me forcë sulmuesin francez.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Gabia, Tomori, Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Çik, Pulisiç; Leao.
Trajner: Stefano Pioli

Inter (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

sssssdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"