VIDEO/ Goli i Mihanës i mjafton Kastriotit, krutanët tronditin pretendimet e Vllaznisë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2023 | 0:24

VIDEO/ Goli i Mihanës i mjafton Kastriotit, krutanët tronditin pretendimet e Vllaznisë në Shkodër

Kastrioti ka marrë një fitore të rëndë në fushën e Vllaznisë, duke mundur shkodranët pretendentë për titull me suksesin 1-0 e duke ngjallur shanset e krutanëve për mbijetesën.

mcnm,cc

Goli i Mihanës në pjesën e parë ka qenë ai që ka bërë diferencën për ekipin e drejtuar nga Çela, i cili nga tribuna ka parë të tijtë të mbrojnë me rregull dhe të mos lejojnë Vllazninë të dalë në lojën e saj. Edhe pse shkodranët u munduan, Sali dhe në fund traversa i mohuan të paktën golin e barazimit, duke bërë që mos përfitojnë nga hapi fals i skuadrave që kanë më sipër në renditje.

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-1
30′ Mihana

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kastriotit.

90’+8’ Ajazi merr vendin e Grecës së dëmtuar.

90’+5’ Tjetër gjuajtje e Kaina dhe tani është traversa e cila shpëton krutanët nga barazimi.

90’+4’ Pas një goditje nga këndi, topi ndalet para vijës fatale nga Hasani i cili shpëton portën.

90’+4’ Jonuzi gjen hapësirën në zonë dhe tenton portën, sfera devijohet dhe përfundon jashtë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Kodra ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Bulatoviç.

89’ Kundërsulm i shpejtë i Onanuga, i cili pason për Mihanën, Ky i fundit pason për Selmanin i cili tenton një gjuajtje me gërshërë por gabon plotësisht shënjestër.

87’ Top i gjatë në thellësi për Balajn, Sali del për të kapur topin dhe fiton faull pas një përplasje me sulmuesin.

cela vogli

83’ Harkim në zonë për Kaina, i cili gjuan me kokë në shtyllën e dytë dhe sulmuesi nuk gjen dot portën e krutanëve.

78’ Gjuajtje e Malës nga jashtë zonës, Sali është përsëri i kujdesshëm dhe grushton.

76’ Predhë e Jonuzit nga jashtë zonës, Sali bën përsëri një ndërhyrje vendimtare duke shpëtuar portën.

74’ Edhe Mihana ndëshkohet me karton të verdhë për një faull, i kthyer edhe ai në mbrojtje.

73’ Kruja i bën vend Kainas në radhët e Vllaznisë që shton forcat në sulm.

71’ Karakaçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

70’ Harkim në zonë nga e majta për Balajn, sulmuesi nuk arrin të devijojë para Salit.

67’ Shkodranët hedhin në fushë Boshnjakun në vend të Alivodës.

65’ Rexhinaldo dhe Mehmeti largohen nga fusha e lojës, duke i bërë vend Onanugës dhe S. Selmanit në radhët e Kastriotit.

60’ Dominim i plotë i Vllaznisë në mbajtjen e topit në këto minuta të pjesës së dytë, por ende asnjë rrezik para Salit.

57’ Edhe Hoxhaj mundohet të gjejë rrugën e rrjetës, me gjuajtjen e tij që devijohet dhe largohet nga mbrojtja.

49’ Tentativa e parë e të sapofuturit Çoba nuk gjen portën e krutanëve me sferën që shkon jashtë.

46’ Vllaznia e nisi pjesën e dytë me zëvendësime pasi Çoba dhe Hoxhaj hyjnë në vend të Markur dhe Latifit.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Kastriotit.  

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Harkim i Bulatoviç nga e majta në zonë, Sali del dhe kontrollon në ajër.

40’ Ka një prekje topi me dorë nga Stojanoviç në zonën e krutanëve pas një goditje këndi, por gjyqtari lë që loja të vazhdojë.

35’ Aksione të njëpasnjëshme të Vllanzisë, por nuk arrin t’i afrohet zonës pasi krutanët janë të vendosur mirë në prapavijë dhe nuk lejojnë sferën të shkojë drejt katërkëndorit.

30’ GOOOL KASTRIOTI! Mehmeti jep një pasim perfekt për Mihanën i cili pasi shmang pozicionin jashtë loje, kalon me lehtësi Zogoviç dhe çon topin në rrjetën e boshatisur.

27’ Hasani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës në mesfushë.

23’ Zogaj hyn në qendër nga e majta dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga rreth 25 metra, me topin që kalon mbi traversë.

20’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, Shehi ia del që të devijojë me kokë para Salit, por nuk gjen portën.

19’ Marku tenton nga distanca, Sali bën mrekullinë duke devijuar sferën në këndore me zgjatjen e tij.

15’ Tjetër tentativë e Jonuzit në pozicion ballor, por shënjestra nuk është përsëri e duhura për të shqetësuar Salin.

13’ Balaj nis një pasim në qendër ku gjendet Jonuzi, i cili nga jashtë zonës godet pa gjetur katërkëndorin e Salit.

9’ Gjuajtje e fortë e Mehmetit, sfera kalon rrezikshëm mbi katërkëndorin e vendasve.

7’ Latifi tenton të hyjë në zonë në krahun e majtë, por nuk gjen Balajn në qendër me pasimin e tij.

1’ Mihana nis një harkim në zonë nga e djathta, Zogoviç me vështirësi devijon topin para Grecës i cili kishte para tij portën e boshatisur.

1’ Nis takimi në Shkodër

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogovic; Bulatovic, Shehi, Gurishta, Jonuzi, Mala, Marku, Alvioda, Kruja, Latifi, Balaj;

Trajner: Mirel Josa

KASTRIOTI: Sali; Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Zogaj; Karakaçi, Hasani; Mehmeti Mihana, Reginaldo; Greca;

Trajner: Emiljano Çela

WhatsApp Image 2023-02-25 at 5.13.10 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"