VIDEO/ Gol spektakolar i Jamal, Barcelona i falet talentit 16-vjeçar ndaj Majorkës së Muriqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 23:03

VIDEO/ Gol spektakolar i Jamal, Barcelona i falet talentit 16-vjeçar ndaj Majorkës së Muriqit

Barcelona triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Majorkës së Vedat Muriqit në duelin e vlefshëm për javën e 28-të të La Ligës. 

JAMAL

Një gol spektakolar i shënuar nga talenti 16-vjeçar, Jamal, në minutën e 73-të, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Ksavit, që u ngjit në kuotën e 61 pikëve, 5 më pak se Reali i Madridit, që ka një ndeshje më pak. 

SUPERGOLI I JAMAL: VIDEO

Për sa i përket duelit të sotëm, vlen të theksohet fakti se në minutën e 24-t, Gyndohan shpërdoroi një 11-metërsh. 

PENALLTIA E HUMBUR NGA GYNDOHAN: VIDEO 

Ky ishte triumfi i 18-të për Barcelonën në 28 ndeshje. Sfidën e radhës katalanasit do e luajnë ndaj Atletikos së Madridit në transfertë.  

Për sa i përket Muriqit, ai qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ku së bashku me portierin Rajkoviç ishin ndër më të mirët në fushë.  

RENDITJA LA LIGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"