VIDEO/ Gol shqiptarësh në Turqi, Valon Ethemi gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Rrocës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 13:31

VIDEO/ Gol shqiptarësh në Turqi, Valon Ethemi gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Rrocës

Valon Ethemi ishte sërish protagonist për Istanbulsporin, kësaj radhe në fitoren që kjo e fundit arriti përballë Alaniasporit në kampionat.

bandicam 2023-02-05 13-28-40-233

Sulmuesi shqiptar, i cili luan për Maqedoninë e Veriut, gjeti sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe duke u asistuar nga ish-i i Kukësit, Eduart Rroca.

Në minutën e 67’, mesfushori shqiptar hodhi një top fantastik në zonë për Ethemin, me këtë të fundit që ngriti topin në një mënyrë perfektë për ta çuar në rrjetë.

Edhen pse Alaniaspor arriti të barazonte më pas, sërish ekipi vendas gjeti rrjetën në mënyrë që të merrte tre pikët.

Ky është goli i 8-ë në kampionat për Ethemin pas 20 ndeshjeve të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"