VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Korabi mund Lushnjën mes tensionit dhe shkëputet në luftën për zonën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:27

VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Korabi mund Lushnjën mes tensionit dhe shkëputet në luftën për zonën “play off”

Korabi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Lushnjës me rezultatin 2-1, në një sfidë direkte për zonën “play off”, në javën e 23-të të Kategorisë së Parë.

bandicam 2024-03-03 15-19-11-733

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Markovanbasten Çema në minutën e 26’ të takimit.

Baraspesha erdhi vetëm në startin e pjesës së dytë nga Olola, me sfidën që mori një ritëm tjetër.

Gjithashtu pati dhe situata tensioni gjatë takimit, teksa skuadra e Maganit ngeli me 10 lojtarë në minutën e 85’ pas daljes me karton të kuq të Sulovarit.

Ishte Kasalla, i cili në minutën e 90+5’ goditi me kokë, duke ndëshkuar lagunorët dhe duke i dhënë tre pikët e skuadrës së Kumbarçes.

Kështu Korabi ruan vendin e gjashtë që të çon në “play off” me 32 pikë, 6 më shumë se Lushnja ndjekëse.

REZULTATI:

KORABI 2-1 LUSHNJA

Çema 26′, Kasalla 90+5′ / Olola 47′

GOLI I KASALLËS (VIDEO)

KARTONI I KUQ I SULOVARIT (VIDEO)

GOLI I OLOLAS (VIDEO)

GOLI I ÇEMËS (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"