VIDEO/ “Gol fantazme”, polemika dhe Belingam në shtesë. Reali mund Barcelonën dhe bën formalitet titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:57

VIDEO/ “Gol fantazme”, polemika dhe Belingam në shtesë. Reali mund Barcelonën dhe bën formalitet titullin

Real Madrid ka fituar në mënyrë dramatike “El Clasico” ndaj Barcelonës, me përmbysje, duke bërë formalitet titullin kampion në La Liga kur mbeten 6 javë nga fundi i saj. Një fitore 3-2 që ka ardhur në mënyrë dramatike dhe jo pa polemika, si zakonisht.

159bcfe8-e010-45f5-ac2b-65f0394b0c94

Ndeshja ka qenë shumë e hapur me të dy skuadrat që krijuan raste dhe momente spektakli, siç e meriton të jetë në “El Clasico”. Miqtë shënuan shpejt me Kristensen, por penalltia e shkaktuar nga Kanselo solli barazimin e Vinicius. Si çdo “El Clasico” i denjë, edhe ky kishte momenti n e polemikave, pasi kishte një “gol fantazmë” që nuk u dha në favor të Barcelonës në pjesën e parë.

Kjo e fundit gjeti përsëri avantazhin në pjesën e dytë me Fermin Lopez. Por pak minuta më vonë, Lukas Vazkez barazoi shifrat. Në fund, kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, ishte Belingam ai i cili shënoi në shtesë golin e fitores 3-2.

Një sukses që ngjit Realin 11 pikë larg Barcelonës në kreun e renditjes dhe bën formalitet titullin kampion kur mbeten edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit.

REAL MADRID-BARCELONA 3-2

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Real Madrid.

90+1′ GOOOOOOOOOOL REAL MADIRD! Brahim Diaz pason nga krahu i djathtë për në qendër të zonës, Joseleu hap këmbët dhe lejon topin që të shkoj te Bellingam, që nuk gabon. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

88′ Rast ideal pë “los blancos”. Bellingam nuk i beson syve teksa humbet pothuajse me portën e boshatisur. (VIDEO)

83′ Luka Modriç ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Braziliani Vinicius del nga fusha e lojës dhe i lë vendin Joseleut.

78′ Rast ideal për Real Madridin. Vinicius merr topin dhe i drejtohet portës, por tregohet egoist dhe nuk pason për shokët e skuadrës duke e goditur sferën në duart e Ter Shtegen.

76′ Vinicius ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Goditje nga jasht zonë e Tçuamenit që shkon drejt e në duart e Ter Shtegen.

74′ Kunde ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Gjithashtu dalin Kamavinga me Toni Kros për t’i lënë vendin Garsias dhe Brahim Diazit.

71′ Del nga fusha e lojës Rodrigo dhe futet Militao.

70′ GOOOOOOOOOOOOL REAL MADRID! Krosimi në zonë nga Vinicius gjen Lukas Vazkez, që dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

68′ GOOOOOOOOOOOL BARCELONA! Jamal kroson në zonë, me topin që i drejtohet portës dhe pritet nga Lunin. Sfera më pas shkon në këmbët e Lopez që nuk gabon me portën e boshatisur. (VIDEO)

67′ Ferran Torres lë shenjë sapo futet në fushën e lojës. Falë një kundërsulmi të shpejtë del ballë për ballë me portën por gabon në goditje.

65′ Ksavi freskon skuadrën. Dalin nga fusha e lojës Levandoski dhe Rafinj për t’i lënë vendin Ferran Torresit dhe Zhoao Feliksit.

63′ Tjetër goditje nga katalanasit, Lopez provon të gjejë cepin e portës por edhe kjo gjuajtje shkon tepër larg drejtëkëndorit.

60′ Arauho nis një top të gjatë për Levandoskin, ky i fundit godet me të parën por gjuajtja është krejtësisht e gabuar.

55′ Kundërsulm i mirë për madrilenët. Bellingam jep një top të gjatë për Vinicius, ky i fundit e kontrrollon dhe i drejtohet portës por bën një goditje për t’u harruar.

53′ Qarkullim i madh i topit nga të dyja skuadrat, në kërkim të ndërtimit të aksioneve që mund t’i çojnë te goli i avantazhit.

48′ Rast i mir shënimi në radhët e madrilenëve, Bellingam godet nga distanca por gjuajta ishte qëndrore në duart e Ter Shtegen.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë në Madrid.

45+4′ De Jong nuk ja del, zëvendësohet nga Pedri.

45+1′ Rast ideal për “los blancos” që të kalojnë në avantazh, Vinicius del përballë me portën por zgjedh që të pasoj mbrapa me finte për Rodrigon, me këtë të fundit që nuk arrin dot te topi. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Gyndugan provoj të surprizoj Lunin me një gjuajtje nga goditja standarte por topi shkon lart portës.

44′ Kombinime të mira nga madrilenët, me Modriç që del para portës së Ter Shtegen dhe godet, por gjuajtja e tij pritet pa problem nga gardiani gjerman.

42′ Rodrigo shkëputet mirë nga krahu i djathtë dhe dërgon topin në zonë por Arauho e devijon dhe e çon në duart e Ter Shtegen.

40′ Shumë duele në mesfushë nga të dy skuadrat.

37′ Kanselo kroson në zonë për Levandoskin, me Luninin që detyrohet të dal nga porta dhe të grushtojë topin për ta çuar në goditje këndi.

33′ Jamal po bëhet një makth i vertetë për Kamavingën, me këtë të fundit që i shkakton faull dhe ndëshkohet me të verdhë.

30′ Gjyqtari merr vendimin dhe rasti nuk është gol. (VIDEO)

28′ Moment ankthi për katalanasit, të cilë po presin vendimin e gjyqtarit për akordimin e një goli ose jo.

25′ Tjetër mundësi e mirë për Barcelonën nga goditja e këndit, Arauho godet me kokë me topin që shkon pranë shtyllës tranversale.

22′ Driblim i bukur i Kamavingës ndaj Jamal, me francezin që i drejtohet zonës por i del para Arauho dhe ia largon topin në goditje nga këndi.

20′ Pas shënimit të golave të shpejtë, tani skuadrat mundohen të ulin ritmin dhe të qarkullojnë topin në mesfushë.

18′ GOOOOOOOOOL REAL MADRID! Vinicius tregohet i qetë para porte dhe e ekzekuton në mënyrë perfekte 11-metërshin. (VIDEO)

16′ PENALLTI PËR REAL MADRIDIN!

14′ Jamal shpërthen nga krahu i djathtë, hedh një top drejt zonës por Lunin e devijon dhe e çon në goditje këndi.

13′ Goditja standarte kthehet në një skemë. Kros kroson për Vinicius në zonë por ky i fundit nuk tregohet i saktë para portës. (VIDEO)

12′ Faull tashmë i Kanselos në dëm të Lukas Vazkez, në një pozicion të favorshëm për vendasit.

8′ Kundërpërgjigjen madrilenët. Vinicius kishte rastin ideal për të kthyer baraspeshën por nuk tregohet i saktë para portës dhe e dërgon topin shumë lart drejtëkëndorit.

6′ GOOOOOOOOL BARCELONA! Kristensen godet mirë topin me kokë, duke përfituar gjithashtu edhe nga pakujdesia e Lunin dhe dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)

5′ Përsëri janë miqtë që tregohen të rrezikshëm. Një top i rrëmbyer nga Levandoski, bën që Toni Kros të bëjë rolin e mbrojtësit dhe ta dërgoj sferën në goditje këndi.

4′ Gjuajtja e parë vjen nga katalanasit. Kristensen provon nga jashtë zone por topi shkon shumë larg drejtëkëndorit.

1′ Starton ndeshja në “Bernabeu”.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid (4-3-1-2) : Lunin; Lukas Vazkez, Rydiger, Kamavinga, Tçuameni; Modriç, Valverde, Kros; Bellingam; Vinicius, Rodrigo | Trajner: Karlo Ançeloti

Barcelona (4-3-3) : Ter Shtegen; Kunde, Arauho, Kubarsi, Kanselo; De Jong, Kristensen, Gyndugan; Jamal, Levandoski, Rafinja | Trajner: Ksavi Hernandez

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"