VIDEO/ Gjimshiti titullar! Atalanta shënon 2 herë në pjesën e parë, por katranos gjithçka në të dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 22:45

VIDEO/ Gjimshiti titullar! Atalanta shënon 2 herë në pjesën e parë, por katranos gjithçka në të dytën

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Veronës në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të Serisë A. Zikaltrit e Gasperinit arritën të shënonin 2 gola në pjesën e parë, por pa mundur të menaxhojnë siç duhet epërsinë. 

atalanta 2-2

Ishte bomberi Skamaka ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërkohë që Ederson shënoi golin e dytë për bergamaskët pesë minuta më vonë.  

Në fragmentin e dytë të ndeshjes, frenat e lojës i morën miqtë nga Verona, që shënuan dy herë në harkun kohor të 4 minutave me Lazoviç dhe Noslin në minutat 56 dhe 60. Një pikë e artë kjo për Veronën në luftën për mbijetesë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ky ishte barazimi i gjashtë në 31 javë për zikaltrit, ndërkohë që për Veronën ishte i dhjeti. Sfidën e radhës Atalanta e luan në transfertë ndaj Monzës, ndërsa Verona pret Udinezen.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"