VIDEO/ Gjimshiti tani ka statusin e një “ylli” në Itali, shihni si e trajtojnë edhe tifozët e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 21:50

VIDEO/ Gjimshiti tani ka statusin e një “ylli” në Itali, shihni si e trajtojnë edhe tifozët e Napolit

Këtë fundjavë në Serinë A u luajt ndeshja mes Napolit dhe Atalantës, ku të kaltërit humbën betejën direkte 0-3 në “Maradona” duke e parë tashmë zonën Champions me “dylbi”. Në fund të ndeshjes pati një reagim të fortë të tifozerisë ndaj drejtuesve për një edicion zhgënjyes.

asdsdasdsadasda

Ndryshe u paraqit situata në kampin bergamask, me lojtarët që u shfaqën të lumtur pas përfundimit të ndeshjes. Njëri prej tyre, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u pa të shkëmbente përshëndetje me tifozët napolitanë duke i ngushëlluar për disfatën.

Tanimë në Itali ai shihet si një yll dhe ndonëse kishte qenë protagonist në humbjen e skuadrës së tyre, tifozët nuk hezituan të bënin dhe fotografi me mbrojtësin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"