VIDEO/ Flamurtari ndalet nga Apolonia, Korabi përmbys Vorën. Shënohen 15 gola në 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 23:30

VIDEO/ Flamurtari ndalet nga Apolonia, Korabi përmbys Vorën. Shënohen 15 gola në 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë

Ndeshjet e pasdites në Kategorinë e Parë kanë sjellë ashtu siç pritej fitoren e Bylisit, i cili në fushën e vet nuk ka diskutuar suksesin ndaj Kastriotit duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve dhe një hap larg sigurimit matematikisht të Superiores.

kategoria-e-pare-1

Ndërkohë, pas krahëve të tyre ka rezultate shumë interesante, pasi Flamurtari u ndal në shtëpi nga Apolonia, një kundërshtar potencial për play-off. Një ndeshje pothuajse si në play-off ishte edhe ajo mes Vorës dhe Korabit, ku skuadra mike fitoi me shifrat 3-2 falë një përmbysje të rrufeshme në pjesën e dytë të takimit.

Besa ka marrë një fitore me shumë vlerë për mbijetesën në fundin e tabelës ndaj Tomorit, ashtu si edhe Luzi ndaj Burrelit.

REZULTATET 

FLAMURTARI-APOLONIA 0-0

BYLIS-KASTRIOTI 2-0
Emini 20′, Maçolli 45′

VORA-KORABI 2-3
Prengaj 27′, Avdiu 90′ / Reçi 50′. Marku 53′, Shehu 67′

GOLI I AVDIUT 

GOLI I SHEHUT 

GOLI I MARKUT 

GOLI I RECIT

GOLI I PRENGAJT

TOMORI-BESA 1-4
Oshafi 62′ / Ba 5′, Spahiu 14′, Shurdhiqi 74′, Reçica 86′

LUZI-BURRELI 2-1
Laho 52′, Balla 61′ / Kastrati 31′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"