VIDEO/ Flamurtari “fluturon” në shtëpi me 6 gola, Luftëtari kthehet në “tabelë qitjeje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:19

VIDEO/ Flamurtari “fluturon” në shtëpi me 6 gola, Luftëtari kthehet në “tabelë qitjeje”

 

Flamurtari ka shkatërruar Luftëtarin me gjashtë gola dhe pas 31 javësh i largohet vendit të fundit në tabelën e klasifikimit. Përballja e dy skuadrave të rëna nga Kategoria Superiore prodhoi plot shtatë gola, gjashtë në portën e Luftëtarit dhe një në atë të vlonjatëve.HOXHAJ

Protagonist absolutë ishin Ardit Hoxhaj me tre gola dhe Andi Ribaj me dy. Për herë të parë me fanellën kuqezi realizoi edhe braziliani Karlos Henrike. Nga ana tjetër, goli me penallti i sulmuesit të Luftëtarit, Aldrit Oshafi, shërbeu vetëm për statistikë, pasi ishte i pari për lojtarin 20-vjeçar në Kategorinë Superiore.

Ekipi gjirokastrit është kthyer tashmë në tabelë qitjeje, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar plot 26 gola. Pas sfidës në Vlorë, mes lojtarëve bluzinj pati edhe acarime në dhomat e zhveshjes, duke konfirmuar edhe një herë se në çfarë situate është katandisur ekipi.

FT: FLAMURTARI-LUFTËTARI 6-1
Ribaj 8′, 88′, Henrike 44′ , Hoxhaj 56′ ,71′ , 76′ / Oshafi 59′ 

KOMENTI:

7′-8′ Ribaj shërben për Gocajn në krahun e djathtë, e më pas ky i fundit fut një krosim në zonë, aty ku Qato me dorën e hapur devijon topin. Gjyqtari Ziri akordon 11-metërsh për Flamurtarin. Nga pika e bardhë gjuan Ribaj, duke mposhtur portierin Shala dhe 1-0.

45′ Rrapaj jep një asist fantastik brenda zonës për Karlos Henrike, që pasi i vidhet Qatos, godet me të djathtën dhe shënon golin e dytë.

56′ Indio Olivera i rrëmben një top Elian Çelajt në mesfushë, e më pas shërben te Hoxhaj, që i ndodhur në afërsi të zonës, driblon Kukajn dhe godet tokazi me të majtën, duke realizuar golin e tretë.

58′ Muçollari shtyn Gresild Likën brenda zonës në një aksion pa shumë pretendime. Gjyqtari Ziri akordon 11-metërsh për Luftëtarin dhe nga pika e bardhë është Oshafi që nuk fal, duke shkurtuar shifrat në 3-1.

71′ Rivënie fundore për Flamurtarin, teksa Moçka hedh një top të gjatë, që devijohet nga Qato me kokë dhe kthehet në asist për Hoxhajn, që përfiton nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes bluzi, del i vetëm me Shalën dhe shënon golin e katërt, 4-1.

76′ Aksion fantastik i Flamurtarit pas një kombinimi të Ribajt me Vrapin në krahun e majtë dhe ky i fundit që gjen të lirë në zonë Hoxhajn, i cili zhytet me kokë dhe shënon golin e tretë personal dhe të pestin për ekipin.

87′ Asist fantastik i Vrapit në zonë për Ribajn, me sulmuesin që bën një devijim të bukur me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë për herë të gjashtë.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari (Haruni 60′), L.Ramos, Olivera (Kreshpa 89′), Rrapaj (Balilaj 79′), K.Henrike (Vrapi 67′), Hoxhaj (Diamanti 79′), Ribaj. (në dispozicion: Bushi, Qelaj, Kadriaj, Ballaj). Trajner: Marcelo Troisi

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Kukaj, Qato (Zeneli 74′), Hyseni (Puci 74′), E.Çelaj (Alinani 69′), J.Çela (Ziaji 59′), Lika (Haxhiu 58′), Oshafi, Mehmetllari. (në dispozicion: Basha, Brahilika, Tahiraga, Ahmetaj). Trajner: Neritan Novi

KARTONË TË VERDHË: L.Ramos 40′, Muçollari 53′, Vrapi 69′, Qarri 81′, Ribaj 82′

DELEGAT: Petrit Brahja (Tiranë)

VËZHGUES: Fiqiri Haxhiaj (Tiranë)

GJYQTARET: B.Ziri, E.Burgu (Fushë-Krujë), N.Rrapaj (Patos);

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"