VIDEO/ Festë e çmendur! Mesfushori që u shpall kampion me Partizanin shënon gol spektakolar në minutën e 97-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2023 | 17:13

VIDEO/ Festë e çmendur! Mesfushori që u shpall kampion me Partizanin shënon gol spektakolar në minutën e 97-të

Ndeshje dramatike në elitën e futbollit polak mes LSK Lodz dhe Pogon, teksa skenën e rrëmbeu Engjëll Hoti, mesfushori që sezonin e shkuar u shpall kampion me Partizanin. 26-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 71-të, teksa në 90+7, realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke i dhuruar fitoren 1-0 LSK Lodz, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të kampionatit. 

Hoti

Një festë e çmendur shpërtheu te vendasit, pas golit spektakolar të mesfushorit shqiptar. Një realizim për notën 10-të, që u përkthye në 3 pikë për skuadrën e tij. Me fanellën e Partizanit, Hoti u aktivizua 28 ndeshje duke shënuar 7 gola, ndërkohë që në sezonin 2021/2022 ishte pjesë e Tiranës, ku me bardheblutë luajti 31 ndeshje dhe shënoi 3 gola.  

ŁKS Łódź 1-0 Pogoń Szczecin – Engjëll Hoti 90+7′ (Polish Ekstraklasa)
by u/4gjdtokurwa in soccer

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"